Pak orë pas shpërthimit të zjarrit të madh në Porto Germeno në afërsi të Athinës autoritetet greke kanë dhënë urdhër për evakuimin e banorëve nga vendbanimi Mytika.
Zjarri ka rënë në orën 12:00 të së martës në një zonë pyjore duke sinjalizuar alarmin për mobilizimin e zjarrfikësve.
Pamjet e para nga vendi i ngjarjes janë karakteristike, pasi duket se zjarri po afrohet shumë pranë banesave në zonë.
Në një mesazh të dërguar në celularët e qytetarëve të zonës nga 112 thuhet: “Nëse jeni në Mytika, largohuni nga shtëpitë tani, shkoni në Psatha ”.
Në zonë po fryjnë erëra të forta, të cilat vështirësojnë punën e zjarrfikësve.
Për momentin nuk raportohet për dëme materiale.
/e.d