• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zinxhiri i frikshëm i dhunës në familje: Vajza rreh nënën e moshuar, vëllai motrën e kunatin…

by A M
14/01/2024 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bujari i kërkon bashkëshortes së tij, Haxhiresë që mos ta mbajnë më në shtëpi nënën e saj 87-vjeçare. Ai ankohet në “Shihemi në Gjyq se prej 23 vitesh ka jetuar me vjehërrit dhe mendon se e  ka tejkaluar detyrën e tij si dhëndër.

Hajria, vjehrra e tij e moshuar ndodhet e pranishme në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan dhe dëgjon debatin mes çiftit. Haxhireja nuk pranon kurrsesi ta lërë të vetme nënën e saj, e cila ka sjellë në jetë 4 fëmijë, 3 vajza dhe një djalë. Djali, Gëzimi ka vite që nuk e sheh nënën e madje ka arritur që të dhunojë motrën dhe kunatin.

Haxhire: 23 vjet janë që rri tek unë, 23 vjet! Dhe pas vdekjes së babit, prapë ai, unë i them maskara nuk e quaj vëlla atë fare sepse ka arritur t’i vërë dorë motrës 60 vjeçe…

Bujar: Ja ku i kemi procedurat.

Haxhire: I kam bërë paditë dhe nuk i kam ndjekur sepse prapë kam menduar nuk dua ta shkatërroj vëllain nga familja.

Bujar: Për të mos lënduar zemrën e asaj zonjës atje. Dhe duhet të qëndroj akoma.

Në letrat që Bujari i dorëzon Eni Çobanit është denoncimi që ka kryer ndaj kunatit të tij, Gëzimit. Ngjarja ka ndodhur në 4 maj 2023, rreth orës 10 të mbrëmjes dhe Bujari ka deklaruar se kunati e ka dhunuar fizikisht në shtëpinë e vjehrrës në Durrës.

Haxhire: Na vdiq motra, nëna ishte te unë në Itali. Na çoi mesazh, na thirri, i ka çuar mesazh edhe fëmijëve të mi, “nise nënën të vijë”. Por ajo nënë 87 vjeçe nuk do ikte vetëm, “nisuni”. Dhe unë me gjithë atë, se edhe ajo motra tjetër i ka vënë dorë asaj nëne 87 vjeçe, e ka rrahur dhe më kanë thirrur komshinjtë “hajde merre nënën tënde se po vuan për një pikë ujë, s’ka kush t’ia blejë një pikë ujë”. Dhe unë tani si mund ta lë atë nënë prapë në atë gjendje? Kam  faj unë në këtë mes? Ajo është nënë për mua se më ka bërë!

Eni Çobani: Është nëna jote, ajo nënë është për mua, por për ju është nëna juaj zonjë!

Haxhire: Shkuam dhe ai na  nxori përjashta. Tha “kjo nënë le të rrijë”, nëna s’i kishte bërë asgjë, “kjo le të rrijë se është pleqëri, ju dilni përjashta!” I thashë unë të dal përjashta? Unë jam zonjë shtëpie, jam gocë shtëpie, këtë shtëpi ta kam ndërtuar unë dhe burri im dhe aty filluan debatet. Shkova të nesërmen mora pensionin e nënës për t’ia çuar nënës që mos të rrinte pa lekë se mendova se nëna do rrinte 40 ditë siç e kemi ne zakonin, shkova të nesërmen bashkë me burrin dhe i thashë, sa kemi hyrë në pallat ai më tha “ti futu dhe burri yt të dalë përjashta”. Jo i thashë, në asnjë mënyrë, burri  i nuk del përjashta sepse burri im është ai që po të mban nënën tënde!

Bujar: Atëherë çfarë kërkon nga unë zonjë? Çfarë kërkon nga unë të lutem shumë? Përderisa gjendja arriti deri aty ku s’mban, unë nuk e dua më nënën tënde! Unë nuk e dua!

Haxhire: Atëherë unë do jetoj me nënën time, unë do jetoj me atë, edhe këto ditë që i kanë mbetur asaj, unë nuk e lë dot vetëm!

Bujar: Do jetoj me djalin, të shohë dashurinë e nënës se s’ia ka parë prej vitesh.

Eni Çobani: Unë dua të kuptoj kallëzimin që keni bërë i nderuar, më trego pak si ndodhi ngjarja se është shumë e rëndë. Pra ju jeni goditur nga vëllai i zonjës dhe nga djali i zonjës Hajrie, kunati juaj. Të lutem,  çfarë ka ndodhur?

Bujar: Ata kanë qenë 3 persona bashkë, ai me nusen dhe nipçja, djali i motrës së kësaj që ka vdekur unë e kam bërë, e kam birësuar.

Haxhire: E kemi rritur, e kemi birësuar, i ka dhënë mbiemrin e vet.

Bujar: E kam birësuar,  i kam dhënë mbiemrin, i dhashë shkollën, brodhi botën, arriti i vuri dorë dhe asaj. Vëllai i kësaj, bënë një kurth 3 veta, isha i papërgatitur dhe tentuan. Erdhën ata të dy thanë do t’i rrahim.

Eni Çobani: Po raport mjekësor ke marrë?

Bujar: Raport nuk mora sepse mendova mos të lëndoja atë zonjën.

/a.d

Next Post
Shërbim i detyrueshëm ushtarak në Kosovë? Ekspertët: Është e pamundur, mungon buxheti

Shërbim i detyrueshëm ushtarak në Kosovë? Ekspertët: Është e pamundur, mungon buxheti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In