• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Zigzaket e reformës dhe mandati i Sulit

by Aalison Pearse Stevens
25/03/2016 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

“Në darkë merremi vesh, në mëngjes grindemi”, kështu thoshte pak a shumë një koment i një parlamentari të majtë para pak ditësh, teksa fliste para mediave, pas një seance të zakonshme sherresh në Kuvendin e Shqipërisë. Faktikisht edhe këtë javë u duk sikur seanca plenare e parlamentit hyri në të njëjtën spirale sharjesh, sulmesh dhe banalitetesh. Duke sjellë si pasojë direkte kërcënimet publike të opozitës, për të bllokuar negociatat për reformën në drejtësi.

Kjo ka ndodhur të enjten paradite, ndërkohë që e mërkura ka qenë një ditë bisedimesh konkrete dhe paradoksalisht të frytshme mes shumicës dhe pakicës, për draftin final të reformës. Aq sa shumëkush nga reporterët e shtypit dukeshin dukshëm më entuziastë në komentet e tyre nga selia e Kuvendit. Do të kalonin vetëm pak orë dhe rruga e reformës do të kthehej në “gjendjen” e mëparshme: plot kthesa, gropa dhe asfalt të prishur.

Palët ranë megjithatë dakord të mërkurën për disa detaje të reformës, si njohja dhe kompozimi i Këshillit të Emërimeve, apo vendosja e Byrosë Kombëtare të Hetimit nën kompetencën e Prokurorisë së Posaçme – të cilat ishin dhe janë ndër pengesat themelore, drejt votimit të paketës kushtetuese në parlament. Ky avancim substancial përbën një zhvendosje pozitive të procesit përpara, duke dhënë të shpresohet se elementet e mbetura do të kenë gjithashtu vullnetin e dyanshëm që u pa në javën që po lemë pas.

Megjithatë në këtë pikë duket se loja politike vazhdon të jetë e fortë dhe turbulluese, rreth tryezës së reformës në drejtësi. Dhe seanca plenare e përjavshme e Kuvendit duket se shërben pikërisht për t’i dhënë hov kësaj loje pasqyrash që po zhvillohet në sfond, me procesin e reformës. Vizita e Lulzim Bashës në SHBA, e pasuar nga dakordësimi i të mërkurës në komisionin Xhafa, u duk si një moment krucial në shbllokimin e negociatave për draftin final. Ndërsa marshi “indietro” që opozita bëri një ditë më pas, duke e kushtëzuar tryezën e reformës, me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të dy deputetëve të maxhorancës, u duk në fakt si një presion që Berisha dhe Basha pas tij, dëshërojnë të ushtrojnë mbi tryezën e negociatave.

Dhe arsyet e këtij presioni në distancë janë mëse të kuptueshme. Drafti final ka ende momente pak të qarta, aspekte konkrete apo detaje delikate, të cilat nëse mblidhen të gjitha së bashku, marrin një peshë jo të vogël në arkitekturën përfundimtare të reformës në drejtësi. Shumica me të cilën do të votohen institucionet e reja, varësitë e këtij apo atij organizmi, mënyra e zgjedhjes së disa drejtuesve të institucioneve të sistemit të drejtësë, shqyrtimi i akuzave dhe e drejta për ankimim – janë të gjitha elemente që kërkojnë negociim të mëtejshëm dhe që e mbajnë ende pezull fjalën e fundit për reformën.

Sherri politik që po mbahet gjallë kryesisht përmes acarimit të seancave të zakonshme të parlamentit, po synon të influencojë pikërisht këtë proces bisedimesh. Harrojeni që mandati i Rakip Sulit të mund të kthehet në një kauzë sherri politik të përmasave kombëtare. Halli është diku tjetër dhe duhet kërkuar pikërisht aty ku sot po konsumohet faza finale e një pakete ligjesh që do të reformojnë jo vetëm sistemin e drejtësisë, por që de facto po themelon një Republikë të Re shqiptare.

Next Post

Vlorë/ Zjarr në zyrat e portit? Ishte simulim për masat anti-terrorizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In