Zinedien Zidane ka konfirmuar se Raphaël Varane nuk do të luajë ndaj Valencias
Raphaël Varane, mbrojtësi i Real Madridit, do të mungoj në ndeshjen ndaj Valencias. Francezi ka lënduar muskulin e këmbës, dhe të dielën do të pushoj. “Varane dëshiron të luajë, por unë nuk dua ta rrezikoj.
Për mua është shumë e rëndësishme shëndeti i lojtarit”, ka deklaruar Zinedine Zidane në konferencën për media para ndeshje me Valencian. “Ai ka lënduar muskulin. Kjo ndodhi në ndeshjen e parë të Superkupës në Barcelonë”, ka theksuar strategu francez, përcjell Express.
Kurse, Real Madridit në ndeshjen ndaj Valencias do t’i mujojnë Jesus Vallejo e Sergio Ramos, për shkak të lëndimit, dhe Cristiano Ronaldo, i cili është i suspenduar. (b.an)









