Kampionët e Evropës kanë udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe ku do të luajnë ndeshjen gjysmëfinale ndaj skuadrës vendase Al Jazira.
Reali vjen në këtë sfidë pas triumfit të thellë në La Liga ndaj Sevillas me rezultat 5:0 dhe sipas trajnerit Zinedine Zidane lojtarët janë të motivuar për të fituar një tjetër trofe, transmeton kp.
“Sa herë që hyjmë në fushë e bëjmë me objektivin për të fituar dhe këtë herë e duam një tjetër trofe”, ka thënë Zidane para gazetarëve.
“Duam të kthehemi në shtëpi me këtë kupë. Nuk do të jetë e thjeshtë pasi fakti që jemi Real Madridi nuk na garanton fitoren”.
“Jam i kënaqur me sezonin që kemi zhvilluar deri tani edhe pse ka shumë gjëra të cilat duhet t’i përmirësojmë”, theksoi francezi. Reali luan nesër (e mërkurë) nga ora 18:00 përballë Al Jaziras, përgatiti Express. (b.an)











