• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Aleanca Tiranë-Prishtinë-Zagreb “alarmon” Vuçiçin: Kur të shpërthejë lufta, do të jenë gati për të na pushtuar!

by E B
16/02/2026 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ashpërsuar tonet ndaj bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, duke deklaruar se kjo nismë nuk është simbolike, por ka objektiva konkrete strategjike, madje, sipas tij, edhe pushtimin e Serbisë.

Gjatë fjalimit në ceremoninë e Ditës së Shtetësisë, Vuçiç tha se Serbia ka vuajtur shumë, dhe tani po përballet me presione të reja dhe me aleanca që, sipas tij, janë krijuar për të vepruar kundër Beogradit.

“Ne jemi një nga popujt që kemi vuajtur më së shumti dhe duhet të ruajmë kapacitetin tonë demografik. Do të përballemi me presione më të mëdha se kurrë më parë. Aleancat që po krijohen kundër nesh nuk janë bërë për të qenë lajmi i dytë apo i pestë në edicionet informative, por për të vepruar aktivisht kundër nesh dhe për të krijuar një fushë të unifikuar veprimi pa ‘guralecë në këpucë’, dhe Serbia është ai guralec në këpucë. Prandaj duhet ta ruajmë Serbinë, sepse po krijohen aleanca për ta sulmuar nga drejtime të ndryshme. Unë po them atë që di, dhe kur të shpërthejë një luftë edhe më e madhe, qëllimi është të ekzistojnë forca të afta për të pushtuar vendin tonë”, deklaroi Vuçiç.

Sipas B92, ai shkoi edhe më tej, duke shtuar se në rast të përshkallëzimit të konflikteve globale, “qëllimi është të ekzistojnë forca të afta për të pushtuar vendin tonë”.

Më 18 mars 2025, në Tiranë, u nënshkrua marrëveshja për rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Sipas deklarimeve zyrtare të tre vendeve, nisma synon rritjen e bashkëpunimit strategjik në siguri dhe mbrojtje, forcimin e ndërveprimit ushtarak përmes edukimit dhe trajnimeve dhe zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta.

Autoritetet në Tiranë, Prishtinë dhe Zagreb kanë theksuar se kjo nuk është një pakt ushtarak klasik, por një platformë bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe koordinimin rajonal.

Megjithatë, këto sqarime duket se nuk e kanë bindur presidentin serb, i cili e sheh këtë zhvillim si pjesë të një rrethimi strategjik ndaj Serbisë.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Vuçiç artikuloi tre prioritete për Serbinë në periudhën që vjen: ruajtjen e paqes, përgatitjen për presione të jashtme dhe forcimin e unitetit të brendshëm.

Next Post
Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë gjatë krimit ishte edhe Alket Rizai

Vrasje me armë zjarri brenda burgut në Greqi, në dhomë gjatë krimit ishte edhe Alket Rizai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA e futi në listën e zezë, arrestohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç!

SHBA e futi në listën e zezë, arrestohet në Serbi pronari i Alta Bankës, mik i Vuçiç!

November 2, 2026
“Zjarri u izolua plotësisht”- Flakët përpinë lokalin në katin e 11-të të pallatit në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Mirënjohje zjarrfikësve dhe…

“Zjarri u izolua plotësisht”- Flakët përpinë lokalin në katin e 11-të të pallatit në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Mirënjohje zjarrfikësve dhe…

November 2, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

November 2, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Merz: Europa nuk varet vetëm nga SHBA dhe Kina, kemi 450 milionë konsumatorë dhe potencial të madh ekonomik

November 2, 2026
Pretenduan se mediat sociale u shkaktuan depresion, Snap zgjidh çështjen me dy adoleshentët

Pretenduan se mediat sociale u shkaktuan depresion, Snap zgjidh çështjen me dy adoleshentët

November 2, 2026
Spanja identifikon 66 nga 69 viktimat e aksidentit vdekjeprurës të 2 trenave me shpejtësi të lartë

Spanja identifikon 66 nga 69 viktimat e aksidentit vdekjeprurës të 2 trenave me shpejtësi të lartë

November 2, 2026
Berisha dhe Kurti bojkotojnë protestën për UÇK-në, Çupi: Tregojnë fytyrën e tradhtarëve të kombit

Albini bën ‘motër’ Shqipërinë, islami politik dhe ‘konstruktori’ Berisha

November 2, 2026
Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

Britania dhe Gjermania bashkojnë forcat për përdorimin e Al në ushtri

November 2, 2026
Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Mbi 55 milionë amerikanë kanë votuar për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte forca, epiqendra e lëkundjeve dhe raportimet e para!

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In