• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zhvlerësohet dollari/ Momenti ideal për blerje online, ja si mund të kurseni

by Java News
29/12/2017 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, për çdo 100 dollarë blerje, kurseni rreth 1900 lekë, në krahasim me një vit më parë…Është fundi i vitit dhe të gjithë nxitojnë të bëjnë blerjet e fundit. Për ata që duan të bëjnë blerje online është momenti më i përshtatshëm. Individët që kanë planifikuar të udhëtojnë jashtë në ditët në vijim apo ato që duan të bëjnë blerje online duhet të përfitojnë nga dita e fundit e vitit 2017, sidomos për mallra që blihen me dollarë.

kk-29-dhjetor

Dollari i zhvlerësuar i ka bërë blerjet online më të lira për konsumatorët. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë dollari e mbyll vitin i nënçmuar, duke u këmbyer sot shumë pranë nivelit më të ulët të vitit. Monedha e gjelbër shënoi rekordin më të ulët gjatë 2017-s në 7 shtator, kur u këmbye në nivelin e 110.6 lekëve.  Sot, dollari u këmbye në nivelin e 111.1 lekëve. Brenda  një jave (18-29 dhjetor) monedha e gjelbër është zhvlerësuar me gati 2 lekë.
Nënçmimi i dollarit në tregun vendas ka ardhur si reflektim i zhvlerësimit të dollarit në tregjet ndërkombëtare. Sipas Financial Times, këmbimi i euros me dollarin po i afrohet nivelit më të lartë të viti prej 1.2 dollarë. Zhvlerësimi i dollarit në vend ka ardhur kryesisht prej nivelit të ulët të këmbimit të euros me monedhën vendase, e cila zbriti sërish nën nivelin e 133 lekëve gjatë festave.

dollari

Në krahasim me një vit më parë, kur këmbehej me rreth 100 lekë dollari është zhvlerësuar ndjeshëm. Sot, për çdo 100 dollarë blerje, kurseni rreth 1900 lekë, në krahasim me një vit më parë.

Euro shënoi ditën e tretë radhazi me rritje, por pa mundur që të kapërcejë pragun e 133 lekëve. Monedha e përbashkët europiane filloi që të forcohej lehtë pas përfundimit të Krishtlindjeve duke ndjekur trendin e saj historik. Sipas ekspertëve, nëse do të ndiqet tendenca e çdo viti, pas përfundimit të efekteve sezonale në vend, euro nis të forcohet përgjatë janarit, kryesisht për shkak të rënies së qarkullimit të parasë, dhe aktivitetit më të ulët tregtar.  Megjithatë edhe pse në rritje, blerja e euros këto ditë është e favorshme, pasi ajo ende këmbehet në nivele të ulëta.

Megjithatë ekspertët tregohen të rezervuar në spekulimin me kursin e këmbimit, pas gjithnjë mund të ketë surpriza. Nëse euro i nënshtrohet trendëve historike, spekulantët e kursit të këmbimit duhet të shfrytëzojnë ditët e fundit të dhjetorit. Për sa i përket dollarit, niveli i tij i këmbimit me lekun është reflektim kryesisht i zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare. Zhvillimet politike në Europë, por edhe marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me vendet e tjera,  mund të ndikojnë në raportin e këmbimit euro/dollar.

Monitor

ma.me

Next Post
STRASBURGU/ U vranë nga Garda me 21 janar, Qeveria 109 mijë euro për familjarët e viktimave

STRASBURGU/ U vranë nga Garda me 21 janar, Qeveria 109 mijë euro për familjarët e viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Protesta e opozitës të shtunën, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Qëndroni vigjilentë!

February 27, 2026
“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

February 27, 2026
Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

February 27, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

February 27, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

February 27, 2026
Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

February 27, 2026
“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

February 27, 2026
Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

February 27, 2026
Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

February 27, 2026
Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In