• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhvlerësimi i Euros/ Meta: Ka përfituar qeveria dhe një grup importuesit që po falimentojnë ekonominë vendase

by Java News
20/09/2023 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ditën e sotme, ka deklaruar se zhvlerësimi i euros dhe ulja e eksporteve në vend, po çojnë sipas tij në “falimentimin potencial të mijëra bizneseve eksportuese, prodhuese apo furnitore”.

Ndër të tjera, Meta deklaroi se nga kjo situatë “ka përfituar veç qeveria dhe një grup importuesit”, ndërsa thekson se kjo krizë është “provokuar nga flukset e larta të parave të pista në qarkullim”.

“Nëse nuk kemi ndërhyrje me politika fiksale nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë, eksportet do te fundosen me tej, prodhuesit dhe eksportuesit do të mbyllin fabrikat, mijëra njerëz do mbesin pa punë, konsumatori shqiptar do vuajë çmime edhe më të shtrenjta. Rënia me 2% e eksporteve për muajin gusht është një kambanë alarmi për falimentimin potencial të mijëra bizneseve eksportuese, prodhuese apo furnitorëve.
Pasojat e rënda ekonomike të spekulimit të kursit të këmbimit prekin dhe biznesin e vogël, që janë të lidhura më këto biznese. Tregtia e jashtme ka pësuar vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, një humbje prej 170 milionë euro. Rreth 1.4 milionë qytetarë që përfitojnë nga remitancat që dërgojnë familjarët e tyre emigrantë janë dëmtuar dukshëm. Rreth 500 mijë qytetarë që kanë kursimet e tyre në valutë kanë pësuar dëmtime të kursimet e tyre

Nga zhvlerësimi i euros ka përfituar veç qeveria dhe një grup importuesit që po falimentojnë ekonominë vendase. Është kriminale që kjo qeveri klineteliste nuk shqetësohet për këtë krizë të provokuar nga flukset e larat të parave të pista në qarkullim.

Nëse nuk kemi ndërhyrje me politika fiksale nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë, eksportet do të fundosen më tej, prodhuesit dhe eksportuesit do të mbyllin fabrikat, mijëra njerëz do të mbesin pa punë, konsumatori shqiptar do të vuajë çmime edhe më të shtrenjta. Duhet të qeveria dhe BSH, të ulen dhe diskutojnë me shoqatat e prodhuesve mbi bazën e platformës që ata kanë paraqitur, për të nxjerrë këto aktivitete nga kjo krizë”, deklaroi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Next Post
I dënuari i mbijetoi ekzekutimit me helm, do të jetë i pari që do të ekzekutohet me nitrogjen

I dënuari i mbijetoi ekzekutimit me helm, do të jetë i pari që do të ekzekutohet me nitrogjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

October 24, 2026
“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

October 24, 2026
Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

October 24, 2026
Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Pedagogu në auditor dhe deputeti në Kuvend

October 24, 2026
“Paguaj 2-3 patronazhistë dhe…”- Revolucionarja e protestës i tregon deputetes socialiste Sara Mila “sekretin” se si blihen komentet online

“Paguaj 2-3 patronazhistë dhe…”- Revolucionarja e protestës i tregon deputetes socialiste Sara Mila “sekretin” se si blihen komentet online

October 24, 2026
Rikthehet shpejtësia e “Starlink” dhe “Starshield” në Ukrainë pas një jave kufizimesh

Rikthehet shpejtësia e “Starlink” dhe “Starshield” në Ukrainë pas një jave kufizimesh

October 24, 2026
FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

October 24, 2026
Pamjet me dron/ Protesta e PD e parë nga sipër, protestuesit e opozitës heqin maskat! I vënë zjarrin ‘sofrës së dialogut’, tymi i zi mbulon sheshin

Pamjet me dron/ Protesta e PD e parë nga sipër, protestuesit e opozitës heqin maskat! I vënë zjarrin ‘sofrës së dialogut’, tymi i zi mbulon sheshin

October 24, 2026
FOTO-LAJM/ Protesta kombëtare, kryepolici Hita inspekton në terren efektivët e angazhuar në terren! Zbulohen kërkesat për blutë

FOTO-LAJM/ Protesta kombëtare, kryepolici Hita inspekton në terren efektivët e angazhuar në terren! Zbulohen kërkesat për blutë

October 24, 2026
Nis me vonesë protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja nga lart! Udhëhiqen nga Noka, Berisha i mungon sheshit (FOTO)

Nis me vonesë protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja nga lart! Udhëhiqen nga Noka, Berisha i mungon sheshit (FOTO)

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In