• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zhvlerësimi i euros, eksportet humbën 105 mln euro në 2018-n

by Java News
21/01/2019 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksportet arritën në 310 miliardë lekë për vitin 2018, sipas të dhënave të INSTAT, duke arritur në një nivel rekord, me një rritje prej 13.7% me bazë vjetore. 76% e eksporteve kishin si destinacion Bashkimin Europian (rreth 236 miliardë lekë), ku tregu kryesor është Italia, që priti 48% të totalit të eksporteve, ku peshën kryesore e zënë tekstilet dhe këpucët. 8.7% shkojnë në Kosovë (27 miliardë lekë), që përdor euron si monedhë zyrtare, duke e çuar në total në gati 85% peshën e eksporteve në monedhën e përbashkët. Pikërisht bizneset që eksportojnë në vendet e Bashkimit Europian dhe Kosovë janë goditur nga zhvlerësimi i ndjeshëm i euros në 2018-s. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, kursi mesatar i euros në 2018-n ishte 127.6 lekë, nga 134.1 lekë vitin e mëparshm, me një nënçmim prej 5%.

Nëse kursi i euros do të kishte qenë i qëndrueshëm, të ardhurat e sipërmarrjeve që eksportojnë në vendet e BE-së do të kishin qenë të paktën 5% më të larta (ose rreth 263 miliardë lekë). Në vlerë absolute, humbja e eksportuesve është rreth 13 miliardë lekë, apo rreth 105 milionë euro, sipas vlerësimeve të Monitor, bazuar në ecurinë e eksporteve të raportuar në lekë dhe kursit vjetor mesatar të këmbimit. Humbja më e madhe i takon sektorit të tekstileve e këpucëve i cili ë rreth 40% të totalit të eksporteve dhe ka destinacion kryesor Italinë (e cila pret 80% të eksporteve të këpucëve dhe rreth 70% të tekstileve). Vlerësohet se për gjithë vitin, eksportuesit fason, që shitën mallra me vlerë 123.7 miliardë lekë, kanë humbur rreth 50 milionë euro, vetëm nga zhvlerësimi i monedhës së përbashkët. Eksportet e këtij grupi u rritën me 5.3% me bazë vjetore, ritmet më të ulëta që nga 2015-a.

Madje në dhjetor, eksportet e këtij grupi shënuan rënie me 5% me bazë vjetore, duke reflektuar efektin e zhvlerësimit të euros që në dhjetor zbriti në nivelet më të ulëta të dekadës, duke kaluar për pak ditë dhe nën 123 lekë. Florjan Zekja, përfaqësues i Shoqatës së Eksportuesve Fason, tha për “Monitor” se arsyeja kryesore është kursi i këmbimit. “Duke qenë se euro ka qenë shumë e nënçmuar, kemi pasur pasiguri për të ardhmen dhe kjo na ka vështirësuar lidhjen e kontratave të reja”. Ata e kanë të paqartë se si do të jetë e ardhmja, në momentin që kursi i këmbimit nuk është i stabilizuar. Edhe më herët, eksportuesit e tekstileve e këpucëve ishin shprehur pesimistë lidhur me ecurinë e eksporteve në 2019-n, duke parashikuar rënie të tyre. Gjergj Leqejza, administrator i kompanisë Shqipëria Trikot, gjykon se nëse nuk do të merren masa, e ardhmja e sektorit mbetet e zymtë.

“Sigurisht që kursin e këmbimit e vendos tregu dhe nuk mund të merren shumë masa. Ne këtë e kuptojmë, por rënia e euros na ka sjellë mjaft goditje, pasi ne jemi biznes që aktivet i kemi 100% në euro, kurse pagesat i kemi në lekë. Për këtë arsye, përqindja e rënies së euros në raport me një vit më parë është reflektuar e gjitha si një humbje neto. Ne vazhdojmë të paguajmë njëlloj energji, paga, taksa. Nëse situata vazhdon njëlloj, e shoh të zymtë të ardhmen e këtij sektori”, shprehet ai. Administratori i kompanisë së këpucëve FITAL, Skënder Pashaj, nënvizon se në raste të tilla ka nevojë për masa që amortizojnë goditjet. “Në fakt, duke pasur parasysh goditjen nga kursi apo rënien e konsumit, sigurisht që duhet të merren edhe masa për të amortizuar këtë pjesë. Vit pas viti, kushtet për sektorin kanë ardhur duke u vështirësuar, ndaj masat mbështetëse duhet të jenë një opsion që duhen marrë parasysh si amortizatorë”, nënvizon Pashaj.

Hoxha: Sipërmarrësit të tregohen agresive e të kërkojnë rritje çmimesh
Kërkesa në 2018-n ishte e  njëjtë me një vit më parë, pohojnë eksportuesit, por kursi i ka dëmtuar shumë. Flamur Hoxha, sipërmarrës i fabrikës së prodhimit të këmishave Kler, që punon me cikël të mbyllur, thotë se zgjidhja e vetme është që kjo humbje të transferohet në rritjen e çmimit dhe thotë se ia ka dalë të bindë partnerët italianë për një rritje 10% të çmimit për dy fabrikat e tij. “I bëj thirrje sipërmarrësve të mos kenë frikë të kërkojnë rritje çmimesh, sepse kërkesa është shumë e lartë”, pohon Hoxha. Sipas tij,  sipërmarrësit shqiptarë duhet të jenë pak më agresive dhe të kërkojnë rritje çmimesh, pasi  Shqipëria ka ende avantazhin e kostos, sepse çmimet janë ende shumë më të lira se në Bullgari e Rumani, që e dorëzojnë produktin me kosto 50% më të shtrenjtë sesa në Shqipëri. Psh, një palë pantallona në Shqipëri prodhohen me 3.5euro, në Bullgari e Rumani, me minimumi 5 euro./ Monitor




/a.meta

Next Post
Dialogu me Serbinë, Presidenti Thaçi ‘hap letrat’ me ekipin negociator

Dialogu me Serbinë, Presidenti Thaçi 'hap letrat' me ekipin negociator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
Trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës, Europoli vë në pranga 25 shqiptarë (Foto)

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

May 18, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Plagoset një tjetër polic! 45-vjeçari në Kuçovë i merr armën gjatë arrestimit dhe e qëllon

May 18, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Tension dhe përplasje”, Meri Shehu: Këto 4 shenja duhet të bëjnë kujdes këtë javë!

May 18, 2026
U zhduk në Fier gjatë shërbimit ushtarak në 1970, familja prej 56 vitesh në kërkim të së vërtetës

U zhduk në Fier gjatë shërbimit ushtarak në 1970, familja prej 56 vitesh në kërkim të së vërtetës

May 18, 2026
Studentët në RMV në protestë për gjuhën shqipe/ Mërtiri: Tirana zyrtare duhet të kishte dalë me një reagim

Studentët në RMV në protestë për gjuhën shqipe/ Mërtiri: Tirana zyrtare duhet të kishte dalë me një reagim

May 18, 2026
Vengu ndan pamje nga “The Founder Games”: Riviera Shqiptare në vëmendjen ndërkombëtare

Vengu ndan pamje nga “The Founder Games”: Riviera Shqiptare në vëmendjen ndërkombëtare

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In