• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zhvlerësimi i euros, milionat që humbasin shqiptarët

by Java News
09/06/2017 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kursimet në monedhën e përbashkët, që shqiptarët kanë vendosur në banka ishin 3.6 miliardë euro në fund të muajit prill, apo gati 50% të totalit të depozitave në vend, sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Por, të konvertuara në lekë, këto kursime sot vlejnë të paktën 3.4% më pak, si rrjedhojë e zhvlerësimit të euros në tregun vendas gjatë vitit të fundit. Sot një euro këmbehet me rreth 134 lekë, ndërsa një vit më parë këmbehej në kuotën e 138.5 lekëve. Vetëm nga ky zhvlerësim, humbja e depozituesve nëse depozitat do konvertoheshin në lekë, llogaritet në 5.3 miliardë lekë, apo rreth 40 milionë euro.

Vitet e fundit depozitat në valutë janë rritur me shpejtësi, teksa depozitat në lekë ranë, si rrjedhojë e politikës lehtësuese monetare që uli normat e interesit të kursimeve në lekë në nivele minimale rekord (për depozitat një vjeçare kthimi është më pak se 1%). Gjatë vitit 2016, kursimet në valutë kaluan për herë të parë ato në lekë, për të arritur në rreth 52% të totalit në fund të prillit 2017. Euro është monedhë e preferuar kursimi, edhe pse interesat e saj janë tepër të ulëta.

Bankierët pohojnë se kursimtarët shqiptarë kanë mungesë besimi te monedha vendase dhe kjo i nxit të mbajnë kursime në lekë.

“Personalisht nuk e ndaj këtë përqasje, pasi gjithnjë duhet të kemi parasysh që, nëse nuk i mbani kursimet në monedhën vendase, shumë shpejt do të ekspozoheni nga rreziku i kursit të këmbimit; shqiptarët duhet të kuptojnë që 2-3 vitet e fundit, leku është vlerësuar në mënyrë konstante kundrejt euros dhe dollarit, duke nënkuptuar se shqiptarët që i mbajnë kursimet e tyre në euro, kanë humbur tashmë para”, ka pohuar më herët për Monitor Z. Silvio Pedrazzi, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo.

“Pavarësisht nga normat më të larta të ofruara për lekun, ne përballemi me vështirësi, kur përpiqemi të ndajmë me konsumatorët mundësinë për të mbajtur kursimet e tyre në monedhën vendase, edhe kur u tregojmë atyre vlerësimin e qëndrueshëm të lekut kundrejt euros. Mendoj se këto reagime janë “psikologjike”, dhe ndoshta kanë të bëjnë me disa përvoja të këqija nga e kaluara; në këto raste mund të jetë mjaft e vështirë për të ndryshuar mentalitetin e njerëzve dhe ka nevojë për një program koherent të edukimit financiar. Shoqata Shqiptare e Bankave, që prej shumë vitesh, është veçanërisht aktive në këtë fushë, por duhet një kohë e gjatë për të arritur rezultatet e pritura”, shton z. Pedrazzi.

Shqipëria vlerësohet se ka një nivel të lartë euroizimi, çka ka nxitur Bankën e Shqipërisë që pak muaj më parë të deklarojë një plan për të ulur nivelin e përdorimit të euros në vend, duke marrë masa që do të dekurajonin përdorimin e monedhës së përbashkët si mjet blerjeje, apo kursimi.

Kjo rendje drejt euros në fakt nuk është vetëm një sjellje shqiptare. Një studim i bankierëve zviceranë dhe austriakë, Martin Brown dhe Helmut Stix, titulluar “Euroizimi i depozitave të bankave në Europën Lindore”, thotë se preferencat e ekonomive familjare për depozitat në euro janë pjesërisht të nxitura nga mosbesimi i tyre në stabilitetin e monedhës së tyre të brendshme, gjë që lidhet me vlerësimin e tyre të politikave dhe institucioneve aktuale. Ata konfirmojnë se mbajtja e depozitave në valutë të huaj është bërë një “zakon” në rajon. Euro aktualisht në Shqipëri këmbehet poshtë nivelit të 134 lekëve, duke qenë në nivelin më të ulët që nga shtatori i vitit 2009./Monitor/ma.me

Next Post
Ish-deputeti i LSI zbulon skenarin e Metës: Donte rrëzimin e Ramës, mjaft deputetë të LSI-së s’ju bindën

Ish-deputeti i LSI zbulon skenarin e Metës: Donte rrëzimin e Ramës, mjaft deputetë të LSI-së s'ju bindën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In