• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

(Zh)vlerësimet me çmimet e fundvitit

by Lorenc Vangjeli
30/12/2015 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Nuk na duhen shifra dhe retorike, le te shohim nje aspekt tjeter me konkret, – çmimet e dhena gjate kesaj periudhe, cmimet vjetore dhe vleresuese ne disa kategori. Nje grupim qe quhet “exelence” i dha cmim suksesi nje ministri qe nuk ka me shume se 90 dite ne detyre! Argumenti, – ka risi ne program e strategji, – dy gjera, te cilat mungojne edhe ne faqen zyrtare te vete ministrit! Ne kulmin e krizes se besimit midis biznesit dhe qeverise, dhoma e biznesit i dha cmim dhe nderoi as me pak dhe as me shume sesa numrin dy te qeverise, zv/kryeministrin! Ka mbeshtetur biznesin, – u tha, nje kompetence qe personi ne fjale as nuk e ka pasur dhe as nuk e ka!

Nga ministrat, edhe dy te tjere moren cmime, – sigurisht nga organizata qe financohen prej buxhetit te institucionit qe ata vete drejtojne, ose nga institucione te varesise! Ne kulmin e krizes ne shendetesi dhe ne ekonomi, dy ministra, perkatesisht ai i shendetesise dhe i industrise/energjitikes ia dolen qe personalisht te fitojne cmime: i pari nga OBSH, per meriten e suksesit ne ndalimin e duhanit, – i dyti nga nje akademi ne Itali me argumentin e kontributit te jashtezakonshem ne fushen politike dhe ekonomike! Cmimi per suksesin ne menaxhim ju dha dy zyrtareve, te cilet gjate 2015 shenuan shifra rekord “suksesi”!. Njera, per here te pare ne historine 100 vjecare te shtetit mbylli institucionin e vetem shteteror mjekesor dhe nxorri te semuret nga spitali sepse … nuk kishte uje!

Tjetri, mbetet rekord per faktin e vetem se permes padive ndaj qytetareve te varfer qe nuk kishin mundesi te paguanin energjine, ia arriti te dergoje ne burg 574 qytetare, dhe se vdekja e gruas ne vetmi e pa drita perben kulmin simbolik te suksesit te tij! Ne kulture dhe art cmimi per artin e “vrimes” eshte konsumuar saqe nuk ka me nevoje per koment! Edhe ne muzike lajm kryesor i cmimeve u be rrahja midis kengetareve ne ceremonine e cmimeve. Nje tjeter cmim iu dha nje shkrimtari me motivin e suksesit artistik vetem 48 ore pasi ai kishte publikuar librin, 24 ore pasi ishte shperndare ne kioskat – librari te qyteteve kryesore! Nje poet fitoi cmim per nje liber, te cilin sic thote vete, e kishte shkruar rreth 17 vjet me pare, dhe se organizata te mediave fituan ca cmime dhe dhane ca te tjera edhe ne njesi njesi vendore, ku ose nuk ka media ose ku gazetaret nuk marrin rrogat prej muajsh! Ne ceshtje arkitekture cmime dhe tendera i fitoi e njejta kompani, – madje perpara se te behej konkursi…

Ne ceshtje bletesh te arta, ne listen fituese rezultoi edhe nje kompani, e cila jo shume kohe me pare ishte nder firmat me te akuzuara per evazion fiskal dhe qe gjysmen e kohes kalon ne procese ende te hapura gjykate dhe gjysmen ne aktivitetin prodhues. Cmim per uljen e tarifave telefonike (qe ende nuk jane ulur) e mori AKEP, institucioni pergjegjes per mos­uljen e tyre, kreu i FSHF u zgjodh qytetar nderi ne Vlore dhe ca qytete te tjera, kombetarja mori qytetarine e nderit edhe ne Kamez…!

Ka plot te tjera, qe e bejne edhe me grotesk raportin tone me vlerat qe refuzohen dhe antivlerat qe nderohen, sesi piramida ngrihet mbi mitet dhe simbolet negative, jo per vlerat dhe modelet pozitive, sesi rendim te nderojme ata qe na sundojne, pushtetet e radhes – gjithesesi jemi te ngushelluar nga fakti se te huajt, – jo ne, por te huajt, – kane nderuar kete vit Ismail Kadarene, Fatos Lubonjen, Nene Terezen, dhe nje numer artistesh e sportistesh qe kryesisht jetojne e punojne jashte shtetit!

Next Post

Rama: Stadiumin më të bukur për kombëtaren shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In