• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhvillohet samiti për Ballkanin Perëndimor i organizuar nga “Friends of Europe”

by Java News
07/12/2016 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Samitin e përvitshëm të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “Friends of Europe”, me temë “Ballkani – Duke nxitur ndërlidhjen gjatë rrugës për në BE”.

Në këtë Samit të nivelit të lartë ishin të ftuar dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Johannes Hahn, ish-Komisioneri Stefan Fule, Drejtorja për Ballkanin në Shërbimin e Jashtëm të BE-së Angelina Eichhorst, eurodeputetja Tanja Fajon, si dhe shumë personalitete të tjera dhe studiues të çështjeve europiane.

Ndër temat e diskutuara në Samit ishin rigjallërimi i procesit të integrimit europian, nxitja e biznesit dhe investimeve në rajon, ndërlidhja në rajon, migracioni, punësimi, bashkëpunimi rinor, dhe rreziku i radikalizmit.

Ministri Bushati, gjatë fjalës së tij në panelin e “Anëtarësimit në BE– rruga e gjatë nga vizioni në realitet” u ndal tek kontributi i veçantë e pozitiv që  ka luajtur anëtarësimi në BE në procesin e demokratizimit dhe shtet-konsolidimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe bashkëpunimin rajonal. Në të njëjtën kohë, ai nënvizoi bashkëpunimin e suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, duke theksuar se “vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë partnerë të rëndësishëm dhe luajnë një rol të posaçëm në arkitekturën e sigurisë se kontinentit. Ndaj kjo qasje pozitive strategjike duhet reflektuar dhe në politikën e zgjerimit e cila do të jetë në përfitimin reciprok të të dyja palëve” – nënvizoi Ministri Bushati.

Duke u ndalur në miratimin e ligjit të Vetting-ut për jetësimin e reformës në drejtësi, Ministri Bushati u shpreh se “Komisioni Europian ka vënë në dukje rëndësinë e veçantë të zbatimit të ligjit të Vetting-ut si bazë e reformës në drejtësi dhe ndikimin që do të ketë në përmbushjen e prioriteteve të tjera kyçe”.

ma.me

ec5d3852-5ec5d3878-2ec5d3884ec5d3905-1ec5d3955-3

Next Post
Vendimi i qeverisë, Tahiri: Kush dorëzon armën deri në 30 Prill 2017 nuk ndiqet penalisht

Vendimi i qeverisë, Tahiri: Kush dorëzon armën deri në 30 Prill 2017 nuk ndiqet penalisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërim i ri i OBSH, bota është në prag të pandemisë së ardhshme!

Paralajmërim i ri i OBSH, bota është në prag të pandemisë së ardhshme!

May 18, 2026
Debati për gjuhën shqipe, studentët mblidhen për protestën e thirrur në Shkup

Debati për gjuhën shqipe, studentët mblidhen për protestën e thirrur në Shkup

May 18, 2026
BE lëviz për dialogun Kosovë–Serbi, pritet takim i nivelit të lartë

BE lëviz për dialogun Kosovë–Serbi, pritet takim i nivelit të lartë

May 18, 2026
Kontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefon dhe USB në qeli

Kontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefon dhe USB në qeli

May 18, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Analisti: Rezoluta PD-PS bie ndesh me deklaratat e Berishës

May 18, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

May 18, 2026
Pas debatit për shembjen e objektit të paligjshëm në Sarandë, IKMT sqaron procedurat e ndjekura

Pas debatit për shembjen e objektit të paligjshëm në Sarandë, IKMT sqaron procedurat e ndjekura

May 18, 2026
SHBA-Iran drejt paqes? Zbulohet lëvizja e fundit e Pakistanit

SHBA-Iran drejt paqes? Zbulohet lëvizja e fundit e Pakistanit

May 18, 2026
Ministria e Arsimit jep njoftimin: Ja kur do të nisë viti i ri akademik 2026-2027 për arsimin e lartë

Ministria e Arsimit jep njoftimin: Ja kur do të nisë viti i ri akademik 2026-2027 për arsimin e lartë

May 18, 2026
Kroacia i përgjigjet Vuçiçit: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë dhe Kosovën!

Dy mafiozë, një kufomë dhe vëllai i Aleksandër Vuçiçit në Serbi

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In