• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zhvillohet në Shkup takimi i dytë për Forcimin e Bashkëpunimit Rajonal për Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor për Migracionin e Rregullt

by A R
09/06/2025 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Migracioni i rregullt dhe i sigurt është një element kyç për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në rajon.
Në kuadër të projektit “Përmirësimi i menaxhimit të migracionit të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm në rajon (duke trajtuar fenomenin e migracionit të paligjshëm ndërkufitar)”, i mbështetur nga GIZ dhe Qeveria Gjermane, ASDO organizoi dy takime bilaterale në Podgoricë dhe Shkup me Inspektoratet e Punës së Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Takimi i parë u zhvillua në Podgoricë, ndërsa i dyti në Shkup, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë institucionalë, inspektorëve dhe këshilltarëve nga të tre vendet.

Diskutimet përfshinë dixhitalizimin e inspektimeve të punës dhe shkëmbimin e përvojave mes vendeve; i nspektime të përbashkëta dhe shkëmbime praktike ndërkufitare; kuadrin ligjor për regjistrimin e punonjësve sezonalë; përputhshmërinë me standardet e BE-së mbi lirinë e lëvizjes së punëtorëve.
Palët ranë dakord të finalizojnë një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) që do të zyrtarizojë bashkëpunimin rajonal, do të lehtësojë shkëmbimin e informacionit dhe trajnimeve, dhe do të shërbejë si bazë për aktivitete të përbashkëta. ASDO do të lehtësojë gjithashtu organizimin e dy punëtorive teknike për harmonizimin e procedurave inspektuese rajonale.
“Ky bashkëpunim është një hap konkret drejt përmirësimit të mbrojtjes së punëtorëve migrantë në rajon dhe forcimit të kapaciteteve të inspektorateve të punës përballë sfidave ndërkufitare,” u shpreh drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Sociale në Shqipëri, Elo Muçaj. “Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë me hapa të qartë drejt ndërtimit të një qasjeje të përbashkët rajonale.”
“Ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me politika, por me mundësinë për të krijuar dialog real midis profesionistëve në terren,” u shpreh Ada Ilia, Drejtoreshë Ekzekutive e ASDO. “Përmes këtyre takimeve, po ndërtojmë besim, po adresojmë boshllëqe konkrete operacionale dhe po krijojmë një platformë për veprim të përbashkët ndërkufitar.”

Takimet u mbyllën me optimizëm dhe angazhim të përbashkët për zbatim konkret. ASDO do të ndjekë përgatitjen e MoU-së dhe realizimin e punëtorive rajonale, duke hedhur baza të forta për një qasje të bashkërenduar në menaxhimin e migracionit të punës në Ballkanin Perëndimor.

Next Post
Spiropali me homologen bullgare: Bashkëpunimi me Sofjen, intensiv

Spiropali me homologen bullgare: Bashkëpunimi me Sofjen, intensiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com