Mësimi i dytë nga stacioni hapësinor i Kinës “Tiangong” nga astronautët e anijes kozmike “Shenzhou-13” – Zhai Zhigang, Wang Yaping dhe Ye Guangfu – u mbajt më 3:40 të pasdites së të mërkurës sipas orës së Pekinit.
Edhe pjesa e dytë e serive “Klasa Tiangong” do të mbahet si një bisedë hapësirë-Tokë ndërmjet astronautëve në hapësirë dhe të rinjve në Tokë, duke synuar të ndezë interesin e tyre për shkencën dhe hapësirën.
Këtë herë astronautët kryen eksperimente të ndryshme, si kristalizimi i lëngut të ngopur, ura e lëngshme dhe ndarja e ujit prej vajit. Ata gjithashtu treguan ndryshimin ndërmjet hedhjes së objekteve në hapësirë e në Tokë, si edhe paraqitën objektet e shkencës hapësinore.
Tre astronautët kinezë shkuan në hapësirëme anijem kozmike “Shenzhou-13” dhe hynë në stacionin hapësinor të Kinës më 16 tetor 2021, duke nisur misionin hapësinor kinez më të gjatë deri tani prej gjashtë muajsh. Astronautët planifikohet të kthehen në Tokë në prill.
/b.h