• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhvillohet etapa e parë e ‘Rally Albania’, 180 pilotë nga 15 shtete

by Java News
11/06/2018 13:47
Photo by Actiongraphers | www.actiongraphers.com

Photo by Actiongraphers | www.actiongraphers.com

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas prezantimit dhe prologut, të hënën është zhvilluar etapa e parë e “Rally Albania”, ku 180 pilotë nga 15 vende të botës kanë garuar nga qyteti i Peshkopisë drejt Lurës. Ky është edicioni i 14-të i “Rally Albania” në Shqipëri.

Rally Albania ka mbledhur edhe këtë verë disa nga protagonistët më të njohur të motorëve dhe makinave. Edicioni i 14 i garës sportive në vendin e Shqiponjave mori jetë të shtunën nën petkun e garës më të vjetër të Ballkanit, ku marrin pjesë 180 pilotë nga 15 vende të ndryshme të botës.

Përveç garës sportive, ky event është edhe një mundësi shumë e mirë për të gjithë pjesëmarrësit për t’u njohur me bukuritë natyrore të Shqipërisë, një promovim shumë i mirë i turizmit në vendin tonë. Më 9 qershor ishte vetëm prezantimi, ndërsa të dielën prologu i kësaj gare, me mjetet motorike që kanë udhëtuar drejt Peshkopisë.

Më shumë se 2200 kilometra do të udhëtojnë pilotët në 7 ditë sfilitëse, por plot adrenalinë në thuajse të gjithë territorin shqiptar. Sportistët do të konkurrojnë mes tyre në 4 kategori Moto, Quad, Makina dhe Ssv.

Etapa e parë prolog ishte ajo që ku u testuan pretendentët kryesorë me 160 kilometra cirkuit të detajuar fillimisht në rrethinat e Tiranës e deri në Dibër. Dita e e hënë ka qenë prova e forcës me plot 360 kilometra në verilindje, ku pilotët kanë udhëtuar nga stadiumi i Peshkopisë drejt Lurës.

Janë shpallur edhe fituesit e etapës së parë, Piter Groneshild ka fituar në kategorinë Quad. Jan Vanbeek dhe Emanuel Barou fituan në kategorinë SSV. Ndërsa Boris Vlla dhe italiani Andrea Kosetino u renditën përkatësisht i pari dhe i dyti në kategorinë Moto.

Ndërsa më 12 Qershor të gjithë pilotët me stafet mbështetëse do të pozicionohen në Ersekë. Nga aty do të nisë ofensiva drejt brigjeve të Jonit për dy ditë në Ksamil, që do të ndajnë edhe pjesëmarrësit e thjeshtë dhe ata garues që vërtet synojnë çmimin final.

Etapa më e vështirë është ajo më 15 Qershor, një ditë para finales së madhe. Pilotët do të përshkojnë plot 500 kilometra drejt kryeqytetit dhe, ashtu siç ka treguar e kaluara, shumë prej tyre nuk e përfundojnë fare, dhe ata pak të zotë, do ta bëjnë në orët e para të ditës tjetër. Ceremonia e çmimeve për Rally Albania do të zhvillohet në Tiranë, të dielën e 16 qershorit.

ma.me

 

Next Post
Hoteleri-turizmi, 80% e të rinjve punësohen brenda 6 muajve pas shkollimit

Hoteleri-turizmi, 80% e të rinjve punësohen brenda 6 muajve pas shkollimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

October 24, 2026
Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

October 24, 2026
Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

October 24, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

October 24, 2026
Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

October 24, 2026
Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

October 24, 2026
“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

October 24, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

October 24, 2026
Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

October 24, 2026
Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In