• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhvillohet ceremonia e gradimit për ushtarakët e Forcave të Armatosura

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë përfunduar me sukses procesin e konkurrimit dhe gradimit të oficerëve dhe nënoficerëve. Ceremonia e gradimit për 428 ushtarakët e FA është zhvilluar sot në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Jeronim Bazo, komandantët e Forcave, drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, ushtarakë, familjarë etj.

Në emër të ushtarakëve të graduar ka përshëndetur, kolonel Petrit Çuni. Ai u shpreh se: “Është emocion i veçantë të dalësh përpara një auditori të tillë, siç është ky i sotmi. Them emocion, sepse kalon në retrospektivë një karrierë të gjatë të mbushur me ngjarje, me evente, me vështirësi, sakrifica dhe vjen tek një ditë ku merr mbrapsh atë për të cilën ke sakrifikuar, ke punuar dhe ja mbërrin ta arrish”. Ngritja në gradë, vijoi më tej kolonel Çuni, është përgjegjësi e jashtëzakonshme, pasi sfidat janë edhe më të mëdha, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që janë graduar në të gjitha nivelet. Gjithashtu, ai falenderoi familjen e tij për mbështetjen që i ka dhënë në këtë mision të vështirë dhe në ngjitjen e shkallëve të karrierës ushtarake.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në fjalën e saj u shpreh se: “ky është një moment i rëndësishëm, sepse jo vetëm përcakton një hap më tej në karrierën tuaj në FA por dhe një hap vendimtar, për të cilin çdo shkallë të gradimit që perceptoni sot, tregon që dhe në një vend si ky i yni me një FA si kjo e jona, modeste në përmasa por e rëndësishme në vendimmarje, ne mund të ndryshojmë pozitivisht, ne mund të kemi transparencë, ne mund të dalim nga një proces konkurrimi dhe vlerësimi pa pasur ankesa, pretendime të nivelit që të cënojnë procesin”. Më tej ministrja Kodheli theksoi se “gjithsekush me të drejtë ka një vetëvlerësim për arritjet që ka bërë, për sakrificat që ka bërë. Por ndërkohë, momenti që ju i nënshtroheni një konkurimi dhe vlerësimi nga komisionet respektive të karrierës, e bën këtë konkurrim akoma më të ashpër, më të fortë. Dhe ata që dalin nga ky konkurrim janë akoma më shumë të përgatitur dhe të vetëdijshëm për përgjegjësitë që kanë, pasi kanë fituar në raport me kolegët e tyre”.

Në vijim zonja Kodheli nënvizoi faktin se “Ky është një proces që mund të ketë lëvizjet e veta, mund të ketë nevojë për përmirësime, por në fund të ditës unë mund të them që ne ia kemi arritur të gjithë së bashku. Ndaj të gjithë së bashku duhet që të vazhdojmë, në unitetin që na bashkon, nën drejtimin patjetër civil të një FA që vazhdon të përfaqësojë pjesën më të mirë të shoqërisë shqiptare”.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Kodheli shprehu falenderimet e saj për të gjithë ata që i kanë mbështetur, duke filluar nga familjet e duke përfunduar te kolegët dhe te shoqëria.

Dhënia e gradave u bë në mbështetje të pikës 2 nenit 13 të ligjit 64 2014, për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit të FARSH, me propozim të Komisionit të Lartë të Karrierës (KLK) dhe Komisionit të Zakonshëm të Karrierës (KZK), Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave (KSHA), MM dhe SHSHP promovojnë në gradë: 10 kolonelë; 17 nënkolonelë; 80 majorë; 87 kapitenë; 63 togerë; 2 kryekapterrë; 19 kapterrë; 67 rreshterë dhe 83 tetarë.

mimi kodheli
mimi kodheli
mimi kodheli

Next Post
Vrasja e 18-vjeçarit, nëna shpërthen në “FB”: Nëse barbari nuk dënohet, do t’ia marr vetë shpirtin

Vrasja e 18-vjeçarit, nëna shpërthen në “FB”: Nëse barbari nuk dënohet, do t’ia marr vetë shpirtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In