• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Zhvendosja e Palestinës do të jetë e përkohshme”, SHBA këmbëngul për Gazën: Do e rindërtojmë!

by A R
05/02/2025 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e Bardhë ka sqaruar mbrëmjen e sotme se Presidenti Donald Trump “nuk është i përkushtuar” për të dërguar trupa amerikane në Gaza tani për tani, një ditë pasi ai njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin e enklavës palestineze.

“Presidenti nuk është angazhuar për vendosjen e trupave në terren në Gaza”, tha zëdhënësja Caroline Levitt.

Teksa një gazetar i kërkoi asaj sqarime të mëtejshme mbi këtë çështje, ajo shtoi: “Presidenti nuk është angazhuar për diçka të tillë në këtë moment”.

Levitt shtoi se Trump beson se SHBA duhet të përfshihet në rindërtimin e Gazës “për të garantuar stabilitetin në rajon”. Ajo tha gjithashtu se SHBA nuk do të financojë rindërtimin dhe siguroi se zhvendosja e atyre që ndodhen atje “do të jetë e përkohshme”.

Sipas Levitt, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte në dijeni paraprakisht për deklaratat që do të bënte Trump.

Nga Guatemala, ku vazhdon turneun e tij, Sekretari i Shtetit Marco Rubio sqaroi se SHBA bëri një “ofertë unike” për të ndërhyrë dhe pastruar rrënojat në Gaza, duke shtuar se njerëzit do të duhet të jetojnë diku tjetër ndërsa rindërtimi vazhdon.

Ai theksoi se kjo ofertë nuk duhet parë si një veprim armiqësor, por detajet e saj do të duhet të diskutohen. “Ajo që Trump ofroi për Gazën është gatishmëria e SHBA-së për të marrë përgjegjësinë për rindërtimin e atij rajoni”, shtoi ai.

Next Post
Rrëzohet helikopteri në Itali, tre viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur

Rrëzohet helikopteri në Itali, tre viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com