• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhvendosja e DAR, Shahini i përgjigjet Ademit: Është bërë me qëllim që të mos ketë dy drejtori rajonale

by Java News
19/04/2019 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i qeverisë për transferimin e Drejtorisë Arsimore Rajonale nga Shkodra drejt Lezhës ka qenë kryefjalë e dy ditëve të fundit. Lidhur me këtë ka pasur reagime të ashpra nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, për këtë arsye ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka sjellë argumente se përse është marrë ky vendim. Shahini është shprehur se kjo zhvendosje është bërë me qëllim që të mos ketë dy drejtori rajonale, në një qytet, nisur nga fakti që në Shkodër është vendosur Drejtoria Rajonale e shërbimeve shëndetësore.

“Themelimi i këtyre 4 drejtorive – me zyra në Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë – është bërë duke ndjekur modelin e Ministrisë së Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale – rrjedhimisht vendimi është që mos t’i vendosim 2 drejtori rajonale në të njëjtin qytet. Për shembull, Drejtoria Rajonale e shërbimeve shëndetësore për veriun është në Shkodër, ndërsa ajo për arsimin është në Lezhë. Por Shkodra – si të gjitha bashkitë e tjera – do të ketë zyrën e saj arsimore që mbulon të gjitha shkollat e Bashkisë Shkodër. Pra ideja është që drejtoritë rajonale të shëndetësisë dhe ato të arsimit parauniversitar të jenë në qytete te ndryshme, në mënyrë që sa më shumë shërbime të jenë sa më afër qytetarëve”, tha Shahini.

Ajo ka theksuar se nuk do të ketë largime nga puna, por një riorganizim të stafit, por ka bërë të ditur, se do të ketë shkarkime të atyre drejtorëve, për të cilët ka informacione se kanë funksionuar në kundërshtim me rregullat.

“Ndërsa, lidhur me të ardhmen e punonjësve të drejtorive dhe zyrave të vjetra, nuk do të ketë pezullime nga puna, do të ketë riorganizim të stafi. Riorganizimi do të prekë edhe disa nga udhëheqësit e zyrave arsimore. Flas për ata që nuk u janë përgjigjur rregullave. Prej se kam marrë detyrën e ministres kam marrë procedurat për largimin nga puna të disa drejtuesve. Ky proces do të vazhdojë sepse ne nuk mund të lejojmë moszbatimin e rregullave”, u shpreh Shahini.

g.kosovari

Next Post
Pentagon/ Sekretari i Mbrojtjes në detyrë: Rusia në Ballkan është rrezik! Shqipëria partnere e fortë

Pentagon/ Sekretari i Mbrojtjes në detyrë: Rusia në Ballkan është rrezik! Shqipëria partnere e fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In