• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhvendoset nga ish-Dogana, ku do të jetë terminali i ri i autobusëve në Tiranë

by A R
06/01/2020 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rinisjen e punimeve në zonën e Astirit, Bashkia e Tiranës ka zhvendosur terminalin autobusëve të jugut dhe veriut, nga zona e njohur si ish- Dogana tek terminali provizor pranë kthesës së Kamzës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e terminalit, që do të jetë në shërbim të automjeteve për linjat ndërqytetëse.

“Për të filluar punimet në Unazë, na duhet të lirojmë pjesën e “Shqiponjës”, ku është terminali provizor aktual i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu”, tha Veliaj.

Terminali i ri ofron më shumë vende qëndrimi për autobusët, ndërkohë Bashkia e Tiranës ka marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit përmes transportit urban.

“Ka një hapësirë më të madhe sesa ish-Dogana, do të sistemojë 63 vend-poste dhe stacione për autobusët e veriut dhe jugut, ndërkohë që juglindja do të vazhdojë të shërbehet nga Qyteti “Studenti” dhe parkingu i madh atje. E jo vetëm kaq, por kemi edhe 4 linja autobusi urban që do kenë një stacion ngjitur me terminalin e autobusëve; pra, linja e ‘City Park’, e Kamzës, linja e Institutit dhe ‘Tirana e Re’, të katërta do të ndalojnëaty, për t’i çuar pasagjerët në drejtimin që duan në Tiranë, duke shmangur edhe kaosin që ndodhte tek ‘Shqiponja’”, u shpreh ai.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve derisa të ndodhë transferimi. Ai nënvizoi se terminali i ri i autobusëve do të harmonizohet edhe me terminalin e trenit për Rinas apo Durrës.

“Do të kemi edhe një harmonizim të terminalit të trenit me terminalin e autobusit. Ndaj, nëse dikush do të përdorë trenin nga Rinasi, Durrësi, si aks i parë, pastaj edhe me degëzimet e tjera më afatgjatë, do të ketë mundësi që transportin multimodal ta kryejë në këtë hapësirë me tren, me autobus urban, biçikletë, taksi apo çfarëdolloj mënyre tjetër që do të dojë të qarkullojë në Tiranë”, tha Veliaj.

Një tjetër lajm është edhe ndërtimi i terminalit të ri juglindor për Tiranën.

“Brenda këtij viti do të kemi përfundimisht edhe terminalin juglindor në zonën e Farkës, përveç terminalit qendror në hyrjen perëndimore të Tiranës, këtu në kthesën e Kamzës, për t’u kthyer në një qytet modern, ku janë të ndara hyrjet dhe portat e qytetit për transportin ndërqytetas”, nënvizoi Veliaj.

Sa i përket punimeve në zonën e unazës, ato do të nisin duke filluar nga sheshi “Shqiponja”, për të vijuar më pas edhe me lotet e tjera. “Dua që t’ju njoftoj se do të fillojmë punimet për të gjithë zonën e “Teodor Kekos”, duke filluar me lotin e zonës së “Shqiponjës”. Kjo do të thotë se do të ketë gërmime nën tokë, punime masive me mjete të rënda; brenda kësaj jave do të paraqesim dhe një sistem të ri të trafikut dhe i kërkojmë qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë Rrugore dhe Policinë Bashkiake, që teksa punojmë projektin më të madh të infrastrukturës në këtë mbyllje të shekullit të parë të Tiranës, të kemi mundësi që edhe trafiku të lëvizë, por edhe puna të kryhet”, shtoi Veliaj.

Veliaj tha se tani është koha për të përveshur mëngët dhe për t’u fokusuar tek puna, për ta çuar Tiranën përpara. Ai shtoi se falë këtij projekti do të përfitojë gjithë zona e Astirit.

Terminali i ri do të jenë në shërbim të 43 linjave të zonës së jugut dhe 20 linjave të zonës së veriut, duke sjellë jo vetëm kushte më të mira, por edhe lehtësi në qarkullim.

/a.r

Next Post
Horoskopi javor, 30 dhjetor 2019 deri 5 janar 2020

Horoskopi javor, 6 janar deri 12 janar 2020

Comments 1

  1. Anonymous says:
    7 years ago

    Pershendetje! Terminali provizor i kamzes kur fillon

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

“Kemi konsoliduar disa poste në qeveri”, Rama: Do të ketë transparencë për çmimet! Shqipëria sociale, e mundshme

August 24, 2026
VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

August 24, 2026
VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

August 24, 2026
VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

August 24, 2026
Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

August 24, 2026
Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

August 24, 2026
Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

August 24, 2026
“E humbi të shtënën e parë, por me të dytën…”- Zbardhet ekspertiza e vrasjes në Greqi, Allmuça e qëlloi disa herë me shkelm, e tërhoqi zvarrë dhe…

“E humbi të shtënën e parë, por me të dytën…”- Zbardhet ekspertiza e vrasjes në Greqi, Allmuça e qëlloi disa herë me shkelm, e tërhoqi zvarrë dhe…

August 24, 2026
Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së saj! Ministria e Jashtme: Do vijojmë të qëndrojmë në krahun tuaj!

Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së saj! Ministria e Jashtme: Do vijojmë të qëndrojmë në krahun tuaj!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com