Bashkia e Tiranës ka vijuar punimet për zhvendosjen e rrjetit të tubacioneve në zonën ku kalon Unaza e Madhe.
Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj postoi disa foto në Facebook, të shoqëruara me një koment të shkurtër.
“Kur qytetarët respektojnë pagesat Bashkia Tiranë u pergjigjet në moment me investime. Spostohen tubacionet tek #UnazaMadhe.”, shkruan Veliaj në Facebook.