• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhurma e veshit, një shqetësim që nuk ndalet lehtë

by Java News
04/01/2017 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tinitusi është zhurma e cila duket që krijohet në vesh apo në kokë. Mund të jetë fishkëllimë, tingëllimë, gjëmim, kumbim, apo impuls, dhe vetëm pacienti mund ta dëgjojë zhurmën.

Falë zhurmës konstante ndaj së cilës jemi të ekspozuar në mënyrë të vazhdueshme, rreth 10 për qind e popullsisë vuan nga ndonjë formë e tinitusit.

Shkaktarët

Disa vuajnë nga tinitusi që nga lindja, por shpesh merret edhe në çfarëdo moshe të jetës, nga shume arsye. Tinitusi mund të krijohet në veshin e jashtëm, të mesëm apo të brendshëm apo për shkak të abnormalitetit në tru. Disa forma janë normale – kur gjendemi në “dhomën e zbrazët”, ku ka mungesë të plotë të zërit nga ambienti i jashtëm, bëhemi të vetëdijshëm për tingujt normalë të trupit tonë, të cilat i maskon zhurma e jashtme, transmeton Koha.net. Çdo gjë që bllokon atë tingull të jashtëm, siç është dylli i akumuluar në veshë apo trupi i huaj mund të krijojë tinitusin.

Mbledhja e lëngut, infeksioni apo sëmurja e veshit të mesëm apo timpanit të veshit mund të krijojnë tinitusin, sikurse edhe dëmtimet mikroskopike të nervit të dëgjimit në veshin e brendshëm, që ndodh më shpesh sa më të moshuar që bëhemi.

Shkaqet e zhurmave në vesh janë të ndryshme, të shumta dhe përfshijnë dëmtimin e qelizave të dëgjimit me zhurmë, traumën me zhurmë, pengesat në qarkullim, sëmundjet e shtyllës kurrizore, sëmundjet në zonën e dhëmbëve dhe nofullave, plakja, tumori i nervit të dëgjimit, sëmundja e Ménière, sëmundjet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut, çrregullimet metabolike, sëmundjet e veshkave, çrregullimet hormonale, otoskleroza, ndezjet kronike të veshit të mesëm, pengesat funksionale të tubit Eustachian, helmimi, lëndimet e kafkës dhe trurit, sëmundjet e sistemit nervor qendror, – thonë mjekët. Tinitusi mund të jetë edhe pasojë e përdorimit të disa llojeve të medikamenteve.

Diagnoza

Verifikohet historia e sëmundjes, kryhet kontrolli i përgjithshëm dhe seria e testeve speciale të cilat ndihmojnë të përcaktohet se ku saktësisht është shfaqur tinitusi. Është e rëndësishme që mjeku ta dijë se a është tingulli konstant, i ndërprerë apo pulsues në përputhje me rrahjet e zemrës, a ka lidhje me dëmtimin e dëgjimit apo humbjen e baraspeshës. Të gjithë pacientët me tinitus konstant të pashpjegueshëm duhet të bëjnë testin e dëgjimit (audiogramin). Ndonjëherë është e rëndësishme të kryhen edhe testet shtesë për t’u vërtetuar që tinitusi nuk është shenjë e ndonjë sëmundjeje edhe më të rrezikshme.

Shërimi

Nuk ka terapi unike. Për disa mjafton të shkojnë te mjeku i cili do t’ua largojë tepricën e dyllit të veshit dhe njëkohësisht t’i lirojë nga kumbimet në veshë. Sipas mjekëve, merren ilaçe të ndryshme, si ato të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut në veshin e brendshëm dhe tru.

Aparatet e dëgjimit janë po ashtu të dobishme. Përveç medikamenteve, aplikohet edhe terapia bihejviorale, muzikoterapia, terapia me laser. Personave me tinitus u këshillohet të shmangin qetësinë absolute, por edhe zhurmën për shkak të parandalimit të dëmtimit të mëtejshëm të dëgjimit dhe përkeqësimit të zukamës – këshillojnë mjekët.

Në disa raste nuk ka ilaç të vërtetë. Tinitusi mund të zhduket ashtu siç edhe është shfaqur, pa shpjegim, apo edhe mund të mbetet pjesë e përditshmërisë deri në fund të jetës. Kjo është mjaft frustuese, por pacienti mund ta përballojë këtë vetëm duke u mësuar ta injorojë. Në botë madje edhe me psikoterapi provojnë t’i bëjnë pacientet të “harrojnë” ekzistencën e tingujve frustues.

Për t’i zvogëluar vuajtjet, duhet të reduktohet sasia e kripërave dhe zhurmës në mjedis, si dhe i stresit, dhe të kontrollohet tensioni i gjakut, të shmangen stimuluesit si kafeja, coca-cola dhe duhani, transmeton koha.net. Siguroni mjaft pushim dhe ushtroni. Maskojeni zërin në veshë natën. Tiktaket e orës, muzika e qetë apo tingujt e jashtëm do të zvogëlojnë fokusimin në zukatjen në kokë.

Disa mjekë rekomandojnë përdorimin e niacinës apo ekstraktit bimor ginkgo biloba, por nuk ka dëshmi shkencore që ato me të vërtetë ndihmojnë shërimin e tinitusit. Disa pacientë pohojnë që u ka ndihmuar vitamina E, ndërsa disa tjerë që ua ka rritur zukatjen në veshë, dhe që sapo e kanë zvogëluar dozën, është zvogëluar edhe fuqia e zukatjes, por nuk është zhdukur krejtësisht. Ekziston probabiliteti që shtrëngimi i nofullave dhe kërcitja e dhëmbëve janë të ndërlidhura me shfaqjen e tinitusit, citohet Koha. (b.an)

Next Post
Skleroza po merr përmasa shqetësuese në Shqipëri (dhe historia e një të moshuare në rrugë)

Ky është virusi gripal që ka pushtuar Shqipërinë javët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In