• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhupa kërkon mbylljen e zyrës zgjedhore të PS në Delvinë: Shkelje e ligjit, ndodhet 50 metra larg KZAZ-së!

by B K
03/04/2025 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar Partinë Socialiste për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës. Sipas Zhupës, PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndërkohë që ligji kërkon një distancë minimale prej 300 metrash nga KZAZ dhe qendrat e votimit. ​

Pas denoncimit të Zhupës, Koalicioni “PD-Shqipëria për Aleancën Madhështore” ka depozituar në KQZ edhe kërkesën për mbylljen e zyrës elektorale të PS.

“Kjo kërkesë ka të bëjë me konstatimin e shkeljes së rregullave të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për zgjedhjet nga subjekti zgjedhor, Partia Socialiste. Konkretisht, kemi konstatuar se në qytetin e Delvinës është hapur një Zyrë Zgjedhore të PS-së, në një distancë shumë të afërt me KZAZ-në e Delvinës, e cila ndodhet tek kinoteatri i qytetit, aty ku janë parashikuar po ashtu edhe Qendra Votimi për Zgjedhjet e 11 Majit.

Sipas informacioneve nga terreni, informohemi se kjo zyrë përdoret nga kandidatët e listës shumëemërore të PS-së, Ardit Bido dhe Ina Malko. Bashkëlidhur keni edhe pamje të denoncimit në fjalë.

Hapja e Zyrës Zgjedhore në një distancë nën 300 metra nga QV apo KZAZ ndalohet në kuadrin ligjor në fuqi, për shkak të mosndikimit tek zgjedhësit. Në këto kushte, ne si subjekt zgjedhor Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, po i drejtohemi KQZ-së që të konstatojë këtë fakt dhe të merren urgjentisht masat e duhura administrative dhe ligjore, për mbylljen e menjëhershme të kësaj zyre elektorale të Partisë Socialiste”, thuhet në dokument.

Në denoncimin e saj Zhupa thekson se kjo zyrë elektorale ndodhet në afërsi të dy qendrave të votimit që do të funksionojnë në ditën e zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë një shkelje të udhëzimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. ​

“Ndodhem në qytetin e Delvinës, këtu janë ambientet e KZAZ-së për Bashkinë e Delvinës. Sipas legjislacionit zgjedhor çdo zyrë elektorale do të duhet të ketë një distancë të paktën 300 metra larg KZAZ-së dhe larg qendrave të votimit. Në këtë ambient do të jetë KZAZ-ja siç është aktualisht, dhe do të jenë edhe 2 qendra votimi në ditën e zgjedhjeve.

Partia Socialiste, kandidatët e saj të listës së hapur, kanë shkelur legjislacionin zgjedhor dhe udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke hapur një zyrë elektorale jo më pak se 50 metra larg KZAZ-së.

Pra sapo zbret shkallët e KZAZ-së t`i ke propagandën e Partisë Socialiste që pret votuesit ditën e zgjedhjeve apo administratën zgjedhore gjatë punës së tyre në KZAZ. Kjo është e ndaluar nga ligji dhe i kërkojmë Komisionerit Shtetëror që menjëherë të marrë masat për mbylljen e kësaj zyre elektorale në qytetin e Delvinës”, tha Zhupa në denoncimin e saj.

Next Post
“Mbahet peng”/ Beci i përgjigjet Berishës nga Shkodra: Disa zgjedhin të shajnë, kurse unë politikën time kam punën!

"Mbahet peng"/ Beci i përgjigjet Berishës nga Shkodra: Disa zgjedhin të shajnë, kurse unë politikën time kam punën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In