• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhillime të pa dëshiruara e të dëmshme për kombin

by Bajram Peçi
24/12/2019 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Ka një kundërshti themelore mes ftesës së Edi Ramës mbi pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin rajonal për mini Shengenin ballkanik dhe dashamirësisë për ta patur në krah të vetes e Vuçiç-it. Tryeza, ku Kosova mungoi, na thuhet se synon të heqë kufij mes fqinjëve, të nxisi tregtinë e bashkëpunimin dhe të lehtësojë kalimin e mallrave e qytetarëve. Gjë e mirë kjo, parë sipërfaqësisht, ku Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria, në njohje, lidhje dipllomatike dhe traktate miqësie të qendrueshme, plotësojnë e përmirësojnë detyrat mes vedi. Që Shqipëria, përmes kryeministrit të saj, bëhet pjesë e një organizimi të cilin e sheh si mundësi potenciale për të ndikuar edhe në shuarjen e armiqësive mes popujve serb e shqiptar, është shumë e dobishme, por…. Këtu vetiu vjen një “por”, që kjo ftesë me gjasa duhet të ndodhë përpos se kur këtë e ka diskutuar e konsultuar paraprakisht me vëllezërit e Kosovës tonë. Nuk e mendoj ndryshe dhe ska se si!?

Kjo nismë (me bekimin e Europës-thotë Rama, dhe pa pëlqimin e Europës-thotë Vuçiç) ndodh në kohëra kur Serbia, jo vetëm nuk e njeh Kosovën, por dhe deklaron në Beograd e Tiranë se kurrë nuk do ta njohi; kur ka rritur ndjeshëm sulmet e saj kundër Kosovës, duke u kërkuar shteteve njohëse të tërheqin aktin dipllomatik si dhe të pengojë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ndërmarrja e një fushate nga Serbia për mos pranimin e Kosovës në Interpol, kuptohet si shkak, (se kriminelëve serbë që kryen krime ndaj popullsisë së pambrojtur në Kosovë, u rrezikohet lëvizja) por që nuk lejon pranimin e saj në UNESCO dhe bën fushatë, flet qartë për synimin e saj në izolimin ndërkombëtar të Kosovës. Atëhere, ç’kuptim ka dhe merr samiti rajonal për lëvizjen e lirë të njerëzve e mallrave, ndërsa ofensiva e dipllomacisë serbe për ç’njohjen ka marrë tiparet e një agresiviteti luftënxitës dhe duket açik se nga kjo i fituari është përpos se Serbia? Në këto rrethana, edhe nëse Edi Rama mbase ka porosi nga Merkel, a nuk duket naiv kur e fton Kosovën si periferi rajonale? A nuk duket cinik kur thotë se Haradinaj është një gënjeshtar? A nuk duket i pa mend kur thotë se kryeministri në ikje i Kosovës është budalla?

Shekulli XXI për botën shihet të shënohet kryesisht si luftë për burimet e energjisë, për ujërat dhe burimet e tjera ekologjike. Një nga zonat ku dalin dukshëm në sipërfaqe këto interesa superfuqish është edhe gadishulli ynë. Kosova dhe ne Shqipëria kemi qenë të qetë se tranzicioni gjeopolitik i Ballkanit ka qenë nën vëmendjen e SHBA-ve, i është nënshtruar dhe i ka shërbyer qëllimit të çlirimit të këtij rajoni nga ndikimi dhe dominimi rus.  Shpërbërja e Jugosllavisë dhe luftërat në këtë rajon, bënë të detyrueshme ndërhyrjen e NATO-s në 1999, që u shoqërua më pas me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Mosnjohja e Kosovës proamerikane, bën që në Ballkan të jenë të pranishme si konfliktet verbale ashtu dhe armët. Askush nuk e di nëse këta do jenë apo nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë.

Ndikimi politik tashmë e ka sjellë Ballkanin në forma të reja paqëndrueshmërie. Serbia ja bën të mundur të rrijë haptas në dy karrige, por shpirti i fle në Rusi. Shqipëria dhe Kosova, pa miq kaq të mëdhenj, por gjithsesi jo pa mbrojtës, veç e veç në fushën e lëvizjeve të mëdha janë lojtarë të pa përfillshëm, nuk përbëjnë faktor. Ama, të qenit së bashku, u japin tjetër peshë, ndaj dhe ata që s’na duan bëjnë të pamundurën për të na parë të ndarë. Sajojnë gjithçka për këtë e përdorin çdo mjet: se gjuhën shqipe, me dialektet e saj Toskë e Gegë, e kanë kufi ndarje; se të jetuarit gjatë në bashkësi të ndryshme i ka larguar; se dikush është aq e kaq më i kulturuar dhe mes tyre ka dallime; se besimi fetar është kështu e ashtu; se janë dy kombe, ai shqiptar dhe kombi Kosovar, etj. Në ndihmë të mbështetjes së këtyre “argumenteve” serbët thërrasin Akademinë e tyre të Shkencave dhe gjithë buzhalët, që toka pjellore e Kosovës i ka pjell  kohë pas kohe dhe që kurrë si kanë munguar. Mjetet e propagandës, mediat e portale sociale, gjithçka e fryjnë, vihen e hidhen në veprim për nxitjen e mërive, pakënaqësive, mllefeve.

Viktima të tyre nuk vonojnë të shfaqen. Ja ku ngrenë krye dy kryeministra e disa kryetarë partish në të dy anët! Nxitimi i kryeministrit Edi Rama për t’i thënë kryeministrit në Kosovë, Ramush Haradinaj, se është gënjeshtar e budalla është një budallallëk më vete, që tregon se dikë e kanë lënë nervat për momentin. Përkeqësimit të marrëdhenieve i ndihmon shumë edhe mediat, të cilët nuk lënë rast pa helmuar atmosferën mes dy pjesëve të kombit. Besa, nuk arrin kërkush të kuptojë pse ftohen disa monstra natë për natë nëpër studio?

Brenda tre javësh shpërthyen dy zemërime, ajo e mohimit nga Vuçiç e Rusia e masakrës së Reçakut dhe në Tiranë për mini shengenin, ku Vuçiç deklaron se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Zemërimi, ky këshilltar i keq, u dha udhë kështu mllefve dhe askush nuk po e kontrollon veten. Ky mllef po bën dëm më shumë sesa vetë shkaku që i zemëroi palët.

Kriza aktuale mes Serbisë dhe Kosovës, pavarësisht orvatjeve amerikano-europiane për zgjidhje, sa kohë Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet fqinj, ka potencialin të prodhojë konflikte. Pasojat e saj do të shkaktojnë kontradikta te reja, siç po ndodh, dhe konflikte të reja të pa parashikuara. Europa i druhet përfshirjes në luftëra të reja rajonale dhe madje një konflikti më të gjerë, sidomos kur sheh se mes partnerit të madh dhe të tjerëve aleatë ndjehen lëkundje në parimet bazë. Ky është shkaku që Gjermania i ka thënë prerë serbisë se nuk ka pranim në BE pa njohje të Kosovës. Sa do shërbente samiti në fashitjen e këtyre çështjeve të mëdha, është e dyshimtë. Ajo që dihet deri tani është shërbesa e madhe që ju bë Serbisë, ëndrrës së saj për të mos i parë së bashku shqiptarët e Shqipërisë me shqiptarët e Kosovës.

Ndërkohë, mes nesh vazhdojmë polemikat dhe ska njeri t’ua fusi në ujë të ftohtë kokat e nxehta, gjuhën pa kontroll e mëndjen e pamatur.

Next Post
Pushimet për ndërrimin e viteve do vazhdojnë deri më 6 janar. Emërohet drejtori i ri i Cirkut Kombëtar, disa prej vendimeve të qeverisë

Pushimet për ndërrimin e viteve do vazhdojnë deri më 6 janar. Emërohet drejtori i ri i Cirkut Kombëtar, disa prej vendimeve të qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkuam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri!

Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkuam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri!

November 10, 2026
Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Jemi transformuar në ‘talebanët’ perëndimorë”- Rama: Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës, sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni!

November 10, 2026
“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

November 10, 2026
E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

November 10, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Bashkë me Belerin ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita

November 10, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

November 10, 2026
Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

November 10, 2026
“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In