• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zhgënjime nga fluturimet dhe resortet, si po mashtrohen shqiptarët për paketat turistike

by Java News
06/07/2017 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse nuk je i vëmendshëm kur bën prenotimin, rrezikon që pushimet e ëndërruara gjithë vitin, të kthehen në makth, madje në ndonjë rast të përfundosh edhe i pandehur në vendin e zgjedhur për pushime. Citizens Channel zbulon manovrat e paligjshme që bëjnë operatorët turistikë, për të përfituar sa më shumë.

Agjenci të caktuara, kanë sofistikuar mënyrat e vjedhjes, duke shkuar shumë larg abuzimeve që kemi dëgjuar deri tani si, nisja nga aeroporti me disa orë vonesë apo përballja me një resort ndryshe nga çfarë klienti ka parë e zgjedhur përmes broshurës.

Përfitim nga falsifikimi i moshës

Meqë pjesa më e madhe e hoteleve në Turqi, i akomodojnë falas fëmijët deri në moshën 12-vjeçare, agjencitë tentojnë t’i regjistrojnë edhe të rriturit si të mitur. Ndryshimi i moshës i propozohet klientit nga kompania e udhëtimit, por ka edhe pushues, që nuk kanë qënë në dijeni të këtyre falsifikimeve. Edhe pse bëhen sot publike, abuzime të tilla kryhen prej vitesh, thotë Besnik Vathi, Nënkryetar i Shoqatës së Tour-Operatorëve.

“Ka abuzime monstruoze nga disa agjenci. Me qëllim përfitimin financiar, i regjistrojnë klientët me karta false, duke ndryshuar të dhënat personale, veçanërisht moshën. Në momentin e mbërritjes, agjenti shoqërues ose klienti (në rastet kur bëhet me kompromis), paraqet në hotel dokumentin më të dhëna të rreme dhe jo pasaportën që ka përdorur për udhëtimin. Vitin e kaluar janë zbuluar 40 raste të tilla njëherësh, kur edhe 20 apo 22-vjeçarët ishin deklaruar si të mitur, nën 12 vjeç, për t’u strehuar falas në hotel. Abuzimet që rrezikojnë prangosjen e pushuesve dhe ndjekjen penale të tyre, bëhen në shumë raste edhe pa dijeninë e klientëve”, thotë Vathi për Citizens Channel.

Ky është një nga dokumentet e falsifikuara, që paraqitet në resortin turistik, në momentin e mbërritjes dhe regjistrimit. Në faqen e parë, karta false ka stemën zyrtare të Republikës së Shqipërisë, si dhe shënimin “LEJE KALIMI”. Ndërsa në brendësi janë të shënuara gjeneralitetet e pushuesit, vendi ku do të udhëtohet, institucioni që ka autorizuar kartën si dhe vlefshmëria, data kur është lëshuar dhe deri kur lejohet të përdoret dokumenti.

Karta false e siguruar nga Citizens Channel, është përdorur në vitin 2013. Një vajze adoleshente, (emri është fshehur për arsye etike) i është ulur mosha, duke u shënuar më pak se 12 vjeçe.

Në këtë mënyrë, ajo ka paguar vetëm udhëtimin, ndërsa akomodimi është bërë falas në hotel. Përtifimi i agjencisë apo klientes, sipas rastit, llogaritet të ketë qënë nga 300-500 euro.

Teksa tek intitucioni që supozohet se ka lëshuar dokumentin është shkruar MB (Ministria e Brendshme), vula është e paqartë. Veç këtij dikasteri, aty lexohet edhe “Ministria e Transportit”.

Edhe pse kjo e bën lehtësisht të kuptueshëm falsifikimin amator të kartës, në shumë raste recepsionistët e hoteleve në Turqi, nuk kanë mundur t’a zbulojnë edhe për shkak të mosnjohjes të gjuhës shqipe, që përdoret në vulë.

Prenotimi i pjesshëm

Po aq e përhapur, rezulton edhe një tjetër metodë abuzimi, prenotimi i pjesshëm në resort. Vathi tregon me detaje proçedurën që ndiqet, pas ankesave që kanë ardhur në Shoqatën e Tour-Operatorëve.

“Jo rrallëherë, agjensia bën prenotim të pjesshëm pavarësisht se merr gjithë vlerën nga klientët.  Për një familje me katër anëtarë, që do të pushojë për 7 netë, agjencia bën pagesë të plotë vetëm për 2-3 ditët e para. Ndërsa për ditët e tjera deklaron largimin e njërit prej bashkëshortëve dhe një fëmije nga resorti, kur në fakt ata vazhdojnë të pushojnë atje. Një manovër e tillë është e vështirë të zbulohet nga punonjësit e hotelit, për shkak të fluksit të madh, por nëse ndodh, ky është një tjetër rast, kur pushuesi rrezikon prangat.”

Ndonëse ligji i parashikon qartë të drejtat dhe detyrimet e palëve në shit-blerjen e një pakete udhëtimi, konsumatorëve shqiptarë, nuk u garantohen as elementët bazë, mes të cilëve një kontratë e shkruar, e cila ndonëse nuk ka efekte vlefshmërie, kërkohet për shkak të rëndësisë në informimin e konsumatorëve. Këto të fundit kanë qënë dhe vijojnë të jenë të pambrojtur, duke u përballur me probleme të shumta. Ela H, pasi u njoh me “ofertat”, vendosi për një hotel të sapo ndërtuar në zonën e Alanias. Por në momentin që mbërriti në Turqi, u përball me një situatë që i shkatërroi pushimet e planifikuara.

“Nuk e mora vesh asnjëherë, nëse ishte gabim i agjencisë së njohur, apo vetë hotelit në llogaritjen e numrit të pushuesve. Na thanë që është i pamundur akomodimi aty, pasi hoteli ishte i tejmbushur. Më shkatërruan pushimet. Në këtë resort do t’u bashkohesha shoqeve të mia. Jo vetëm që nuk kërkuan ndjesë, por madje agjentët e konsideruan si një favor, me pretendimin se hoteli ku na dërguan, ishte me standart më të lartë.”

Dispozitat ligjore, (nenet V35-39 të VKM 65/2009), parashikojnë se organizatori përgjigjet për dëmet pasurore dhe jopasurore që ka pësuar konsumatori nga prishja e pushimeve, humbja e kënaqësisë së tyre, zhgënjimi dhe impresioni negativ. Por në fakt incidenti i klientes u mbyll vetëm, me një “shpërthim” të saj në rrjetet sociale, duke këshilluar te tjerët, që t’i rrijnë larg agjencisë që e mashtroi.

Qytetarë të painformuar për të drejtat e tyre

Pavarësisht abuzimeve të shumta, në vendin tonë mungojnë denoncimet nga qytetarët, të cilët nuk njohin sa duhet të drejtat e tyre, por gjithashtu nuk kanë dijeni për institucionet e ngarkuara posaçërisht me shqyrtimin e shkeljeve dhe marrjen e masave.

Ky fakt përforcohet edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë. Në Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, mësohet se për shkak të mungesës së ankesave, nuk ka pasur asnjë penalizim kundrejt agjencive. Në rastet e praktikave të padrejta tregtare, kur nuk bëhet fjalë për vepër penale, ligji parashikon kundravajtje administrative dhe gjoba për abuzuesit.

Drejtoresha e Tregut të Brendshëm, në Ministrinë e Ekonomisë Klotilda Neziri, tregon se në muajin Prill, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka monitoruar faqet online të 182 operatorëve turistike, përsa i përket informacionit parakontraktor që ata ofronin dhe për publikimin online të kontratës standarde për paketat turistike. Ky proçes, është finalizuar vetëm me sugjerime për përmbushje të kritereve të duhura.

Gjatë viteve te fundit, në përpjekje për t’i dhënë konsumatorit shqiptar, të njëjtat të drejta si konsumatorëve europianë, janë miratuar një sërë ligjesh e aktesh nënligjore. Pavarësisht kësaj, informaliteti në të cilin operon industria e turizmit, përfshirë edhe tregun e udhëtimeve, mbetet në nivele të larta, duke e lënë të pambrojtur qytetarin. /b.d

Next Post
8 situatat kur një femër nuk ka ndërmend t’i thotë “PO” seksit

8 situatat kur një femër nuk ka ndërmend t'i thotë "PO" seksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje të forta fizike! Çfarë ndodhi në protestën e opozitës?

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje të forta fizike! Çfarë ndodhi në protestën e opozitës?

April 17, 2026
Protesta e opozitës, Gazment Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Edi Rama ka humbur qetësinë!

Protesta e opozitës, Gazment Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Edi Rama ka humbur qetësinë!

April 17, 2026
Berisha mbërrin në QSUT, viziton deputetët dhe protestuesit e lënduar

Berisha mbërrin në QSUT, viziton deputetët dhe protestuesit e lënduar

April 17, 2026
Protesta e PD, reagon Balla: Përdorimi i flamurit kombëtar nga Berisha për të lajmëruar hedhjen e molotovëve, ‘vulë turpi’

Protesta e PD, reagon Balla: Përdorimi i flamurit kombëtar nga Berisha për të lajmëruar hedhjen e molotovëve, ‘vulë turpi’

April 17, 2026
Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng nga një pakicë që përdor të miturit për të fshehur dështimet

Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng nga një pakicë që përdor të miturit për të fshehur dështimet

April 17, 2026
Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

April 17, 2026
Incidentet në protestën e PD, disa persona marrin ndihmë mjekësore

Protesta e Berishës, bllokohet Rruga e Elbasanit në kryeqytet! Radhë e gjatë automjetesh të ngecura në trafik

April 17, 2026
Molotov dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn menjëherë dhe shoqëron protestuesit

“Sulme çnjerëzore”, Berisha reagon sërish për tensionet në protestë

April 17, 2026
Dështon skenari i opozitës! Kapet sasia e lartë e molotovëve të pashpërthyer, mbi 20 të shoqëruar në polici

Dështon skenari i opozitës! Kapet sasia e lartë e molotovëve të pashpërthyer, mbi 20 të shoqëruar në polici

April 17, 2026
“Marrëdhëniet me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”/ Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacion i preferuar për të rinjtë spanjollë

“Marrëdhëniet me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”/ Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacion i preferuar për të rinjtë spanjollë

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In