• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhgënjim nga humbja, tifozët përleshen me policinë para kullës Eiffel

by Aalison Pearse Stevens
11/07/2016 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Europiani i futbollit i organizuar nga Franca nisi me akte dhune mes tifozëve dhe përfundoi sërish me të tilla akte. Trazirat më të fundit shpërthyen menjëherë pas përfundimit të finales së turneut, të humbur nga “Gjelat” e Deschamps, ndërsa vendi që u bë dëshmitar i dhunës ishte pikërisht kulla Eiffel.

Ajo që parashikohej të ishte një festë madhore për futbollin, u kthye shumë shpejt në përleshje mes bandave të të rinjve dhe forcave të policisë të armatosura rëndë. Re të dendura gazi lotsjellës janë kapur nga fotot e rastit, të cilat kanë shkuar edhe mbi kullën më të famshme të botës.

Trazirat nisën në fakt vetëm pak minuta nga fillimi i ndeshjes finale mes Francës organizatore dhe Portugalisë së Cristiano Ronaldos, tashmë kampione e Europës. Autoritetet franceze kishin krijuar rreth 80 mijë vende ulëse në të supozuarën “fan zone” të sigurtë” vetëm pak më tutje nga kulla Eiffel, por kur numri i agresorëve u rrit policia nisi të përdorte gazin lotsjellës.

“Kishte shumë njerëz që donin të hynin brenda, – tha një oficer nga vendngjarja. – Ne duhej të përpiqeshim t’i mbanim ata jashtë, ndaj dhe u përdor gazi lotsjellës. Disa prej të refuzuarve për t’u futur në zonën e tifozëve nisën t’u vinin flakën koshave të mbeturinave pranë kullës Eiffel, e në këtë momet u bë e paevitueshme ndërhyrja jonë. Për fat të keq pati edhe shumë sherre të tjera”.

Në të njëjtën zonë të tifozëve pati një panik tepër të madh edhe kur Franca u ndesh me Gjermaninë në gjysmëfinalet e Europianit, gjatë së enjtes së kaluar. Në ikje e sipër, njerëzit mendonin vetëm sesi të arratiseshin për shkak të frikës se ndonjë kamikaz islamik mund të gjendej mes turmës. E gjitha kjo ndodhi vetëm për shkak të një fishekzjarri, që gabimisht u ngatërrua me të shtëna armësh zjarri.

TCH/d.i.

 

Next Post

Shoqata e të verbërve, kundër vendimit të qeverisë për pagesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In