Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se aplikimi i taksës prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës u ka vënë importeve të Serbisë dhe Bosnjës, ka qenë vendim i drejtë dhe se duhet të mbetet në fuqi.
Në një konferencë për shtyp ai deklaroi se dialogu mes të Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë vetëm nëse ai proces do të jetë i pakushtëzuar.
Kjo masë është përmendur vazhdimisht nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç si arsyetim për bllokim të procesit të dialogut, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
“Ishte një mesazh shumë i qartë i kancelares gjermane, Angela Merkel, por edhe i presidentit Macron për domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë, më të mirë dhe më të pranueshme mes Kosovës dhe Serbisë për krijmin e një situate më normale. Pozicioni i Kosovës është i qartë: Serbia duhet ta njohë Kosovën pa kushte, por në këtë proces na duhet një përgjegjësi më e madhe edhe e Bashkimit Evropian, gjithmonë duke vlerësuar lart, rolin aktiv, dinamik dhe determinues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” u shpreh Thaci.
Presidneti ka kërkuar që me urgjencë, Kuvendi i Kosovës ta nxjerrë rezolutën për gjenocidin dhe krimet e Serbisë të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.
”Sot kërkoj nga Institucionet e Republikës së Kosovës, urgjentisht, që Kuvendi i Republikës së Kosovës të nxjerr rezolutën për krimet e Serbisë dhe gjenodicin e kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë”, tha Thaçi.
Gjatë fjalës së tij, Thaçi ka treguar se në fjalimin e tij ka bërë të qartë se nuk është vepruar asgjë konkrete ndaj Kosovës.
Ai ka përmendur edhe ratifikimin e Demarkacionit si kriter të fundit për liberalizim të vizave, duke thënë se ishte thjesht një mashtrim për kosovarët.
“Ky kriter i fundit që na është dhënë ka qenë vetëm një mashtrim e asgjë më tepër. Kosova mbetet më i izoluar padrejtësisht në Evropë, nga mungesa e vendimmarrjes unike”, deklaroi presidenti.
g.kosovari










