• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zheji: Miliarderët presion Ramës për t’u prishur me Metën

by Java News
03/10/2015 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artur Zheji shkruan sot, se kryeministri Edi Rama, është nën presionin e një grupi biznesmenësh për t’u prishur me Ilir Metën.

Kjo sipas tij, shpjegon edhe krizën e përfolur mes të dyve gjatë kohëve të fundit.

“Duke u kthyer te betejat qesharake në gotë, të Fshatit Tonë, që mjerisht nuk kanë asgjë epike, vihet re që disa grupe parallinjsh të rinj shqiptarë, që nuk jetojnë dot të papërfillur nga kryeministri, cilido qoftë ai, dhe kjo shpërfillje, por jo hakmarrje ndaj bizneseve të tyre, është një meritë e madhe e Ramës, duan sot dhe ushtrojnë trysninë e tyre që të kenë më shumë “hapësira jetike”, për një mbrothësim të mëtejshëm të parave të tyre, të cilat kriza dhe “shpërfillja” kryeministrore i ka mehur pak si shumë. Atyre pra, SuperParallinjve, u duhet një Kryeministër i dobët, me një shumicë në fije të perit, e pra, i pengmarrë nga loja e brishtë e ekuilibrave, të cilët ata, në rastin e një Kryeministri të dobët, këta ekuilibra do të mund t’i komandonin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të tërthortë. Duke e shndërruar kësisoj Kryeministrin, pa dijeninë e tij, në një kukull apo instrument të interesave të tyre. Për të mbërritur këtë supremaci ndaj Kryeministrit, Ramës sot, apo Berishës dje, do të duhet që ai, Kryeministri, të mbështetej tek ata dhe tek asetet e tyre dhe jo te një koalicion politik, si edhe është realisht koalicioni i sotshëm Rama­Meta, i stërmadh në numra dhe krejt i patundshëm. E pra, duhet “Çarja” e koalicionit Rama­Meta dhe fill më pas, krijimi i “koalicionit Rama&Biznesi i Madh”, që sjell regjimin e monopoleve, e më pas “diktaturën” e tyre”, shkruan Zheji.

Ai ngre pyetjen nëse për Ramën do të ishte më e favorshme të kishte partner këta biznesmenë apo Ilir Metën: “Më konkretisht, çështja shtrohet: Është më mirë që Kryeministri Rama të kushtëzohet nga aleati politik Ilir Meta (me gjithë sikletin që të kesh aleat Ilir Metën, dikur ish­shef, ish­mik, ish­armik dhe me rekordet e veta ambicioze), apo të kesh aleat një grupim biznesesh, të cilët me kalimin e kohës e klasifikojnë dhe do e kushtëzojnë kryeministrin, që të shndërrohet, herët a vonë, në një kryemenaxher të sipërmarrjeve të tyre? Këtë “Çështje”, e pra, edhe zgjidhjen e saj, e ka në dorë sot vetëm Edi Rama. Mjafton të dojë të kuptojë dhe të mësojë edhe nga viti 2008 që folëm më lart. Sigurisht më pas, këtë e “kanë në dorë” edhe shqiptarët me votën e tyre, të cilët nëse do të thirreshin në zgjedhje të parakohshme, e të luftonin edhe njëherë “Luftën e tyre të Trojës”, do të kishin padyshim më shumë humbje, sesa fitore”, shkruan Zheji për Mapon.

Për këtë arsye, Zheji shkruan se Rama sot është në një dilemë ekzistenciale për të. “Edi Ramën e kam pasur mik të vjetër rinie dhe ajo ishte një miqësi e thellë, që do s’do, lë gjurmën e vet për gjithë jetën. Kam qenë krah tij në shumë raste kritike opozitare, sepse kam besuar tek intelekti i tij i rafinuar, që do të rafinonte shumë skorie agresive dhe acide të politikës shqiptare. Ishte esenciale fitorja e tij në krye të Bashkisë së Tiranës në vitin 2007, për të balancuar pushtetin e stërmadh dhe agresiv të qeverisë “Berisha 1”, e për këtë, beteja për dhe pro Ramës kryetar Bashkie të Tiranës, si kryetar të PS, na gjeti jo rastësisht në të njëjtën llogore. Por kam qenë edhe ashpërsisht kundër, kur pikërisht në mandatin e fundit si kryebashkiak, pothuajse e humbi krejt betejën e tij qytetndërtuese për Tiranën. Kam qenë kundër tij në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, si edhe kundër ndryshimit të Ligjit zgjedhor në po atë vit. Ishte viti i Gërdecit, kur Berisha, me imazh publik të dërrmuar, i ngriti Ramës një “kurth politik” ekselent, duke i gudulisur ambicien si lider vetmitar të së Majtës dhe duke çarë koalicionin e fitimtarëve të deriatëhershëm, RamaMeta.

Që edhe solli më pas, në zgjedhjet vendore të vitit 2009, fillimin e një armiqësie së paku 3­vjeçare ndërmjet Metës dhe Ramës, e duke larguar kësisoj të Majtën shqiptare edhe për 4 vite të tjera nga qeverisja. Tani, ndoshta në mënyrë shumë të personalizuar, unë mendoj se Edi Rama ndodhet në një udhëkryq, i cili është sa politik, aq edhe ekzistencial”, shkruan Artur Zheji.

 

Next Post

Sot, akuzat ndaj Tahirit janë bërë ndërkombëtare*

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, zbardhet skema si rekrutoheshin të rinjtë nga Shqipëria

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, zbardhet skema si rekrutoheshin të rinjtë nga Shqipëria

May 27, 2026
Pas Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, reagon Ministria e Jashtme: Moment me rëndësi të veçantë për integrimin

Pas Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, reagon Ministria e Jashtme: Moment me rëndësi të veçantë për integrimin

May 27, 2026
Kthesë në Bruksel/ Komisioni Europian përgatit hapjen e negociatave për Ukrainën më 16 qershor

Kthesë në Bruksel/ Komisioni Europian përgatit hapjen e negociatave për Ukrainën më 16 qershor

May 27, 2026
Gjashtë porositë amerikane për partitë garuese

Gjashtë porositë amerikane për partitë garuese

May 27, 2026
Gjyqtari shpjegon ligjin: Kush mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë në Shqipëri?

Gjyqtari shpjegon ligjin: Kush mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë në Shqipëri?

May 27, 2026
Irani dhe SHBA drejt një marrëveshjeje? Publikohen detajet e fundit nga negociatat

Irani dhe SHBA drejt një marrëveshjeje? Publikohen detajet e fundit nga negociatat

May 27, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

May 27, 2026
Borxhi 500 euro që përfundoi në vrasje mafioze/ 15 arrestime në Itali dhe Shqipëri

Borxhi 500 euro që përfundoi në vrasje mafioze/ 15 arrestime në Itali dhe Shqipëri

May 27, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Zhvillime të reja në PD, çfarë pritet të ndodhë sot në orën 19:00?

May 27, 2026
Holanda vendos kushte të reja për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

Holanda vendos kushte të reja për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In