• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhdukja misterioze e Ervis Martinajt: Ish polici Jeton Lami “kyç” gojën, familjarëve të ish-agjentit u afrohet mbrojtje nga shteti

by Java News
05/09/2022 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish efektivi i policisë së forcave operacionale Jeton Lami i arrestuar pasi ka transportuar me makinë disa herë Ervis Martinajn, ende nuk ka dhënë një dëshmi para prokurorëvë të kurbinit.

Pas arrestimit ai nuk ka pranuar të flasë mbi akuzën që rëndon ndaj tij ajo e shpërdorimit të detyrës apo edhe për bashkëpunimin e të kërkuarit me efektiva të tjerë të policisë.

Prokuroria e Kurbinit ende nuk i ka marrë një dëshmi efektivit të forcave operacionale Jeton Lami i cili akuzohet se ka ndihmuar shumë të kërkurin Ervis Martinaj të lëvizte në Tiranë, Durrës e Shkodër,

Edhe pse hetuesit kanë tentuar disa herë që Jeton Lamit ti marrin deklarime në cilësinë e përsonin nën hetim ai nuk ka pranuar, të flasë asnjë fjalë.

Nga ana tjeter efektivët e policisë së Tiranës kanë takuar familjarët e Jeton Lamit me qëllimin për t`iu ofruar mbrojtje nëse e kërkojnë një gjë të tillë.

Burimet e policisë, thanë se nga ana e familjarëvë nuk është shprehur shqetësim nëse i shqëtëson diçka apo i druhen dikujt. Hetuesit kanë kryer edhe kontroll të banësës e ish-efektivit por nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë send të kundraligjshëm.

Jeton Lami aktualisht po mbahet në burgun e Shënkollit në Lezhë ku sipas gjykatës, duhet të qëndrojë deri në fund të hetimeve.

Dëri në këtë fazë hëtimi prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas burimeve policia kriminale disponon video ku shihet Jeton Lami së bashku me shumë të kërkurin Ervis Martinaj dhe një femër në hollin e hotelit.

Kjo kamera i ka shërbyer policisë për të faktuar edhe lidhjet që dyshohet se ish efektivi i policisë Jeton Lami ka me Martinaj. Megjithatë hetuesit kanë kërkuar të mësojnë më shumë për bashkëpunimin e mundshëm të personit në kërkim me strukturat e policisë, por efektivi i arrestuar së paku deri tani nuk ka pranuar të japë shpjegime.

Next Post
Tërmeti në Kinë/ Presidenti Xi Jinping: Shpëtimi i jetës së njerëzve, përparësia kryesore!

Tërmeti në Kinë/ Presidenti Xi Jinping: Shpëtimi i jetës së njerëzve, përparësia kryesore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com