• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhdukja e tre dosjeve hetimore të prokurores, vihet në dijeni edhe ambasada e SHBA

by Java News
04/12/2017 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhdukja e tri dosjeve të rëndësishme në Prokurorinë e Elbasanit, dy për pastrim parash dhe një për abuzim me fondet e një rruge, ka çuar në dyert e policisë një prokurore të Elbasanit, ndërsa për kallëzimin është njoftuar edhe Ambasada e SHBA-ve, raporton “BalkanWeb”.

Burime nga policia thanë se katër ditë më parë, prokurorja Armanda Xhaferri, ka konstatuar se në zyrën e saj mungonin tre fashikuj, që i kishin mbërritur nga Njësia Task Forcë. Një grup hetimor i ngritur enkas për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, ka këqyrur zyrën e prokurores Xhaferri, por nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë.

Mesohet se kallëzimi i prokurores së Elbasanit Armanda Xhaferri i është vënë në dispozicion edhe Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Pak ditë më parë Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gyqësor Tiranë për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

-Armanda Xhaferri ,me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në 02.12.2017. ka bërë kallëzim në policinë e Elbasanit pasi kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të proçedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit.

Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit (zyrës), nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Një burim zyrtar konfirmoi se materiali i kallëzimit në fjalë i është vënë në dispozicion Ambasadës USA që në fundjavë.

Prokurorja Armanda Xhaferri njihet në Elbasan si një nga prokuroret që po heton çështje nga më të rëndësishme.

 

 

 

Next Post
Disa mënyra se si mund të humbisni peshë

OKB: "Ne mund të ndërtojmë sisteme ushqimore që ofrojnë ushqim më të mirë për njerëzit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com