• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhdukja e Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut, nisin verifikimet pë vendin ku janë groposur

by Java News
10/03/2023 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fati i Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut, që u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004 mund të zbardhet së shpejti.

Efektivë të forcave blu shkuan mbrëmjen e së enjtes në vendin ku sipas dëshmisë së një zonje që emisioni “Pa Gjurmë” i ruan identitetin, janë groposur dy shoqet Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu të zhdukura mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Gjatë deklarimit në polici, gazetari i emisionit nuk zbuloi emrin e dëshmitares, e cila nga sa ka kontaktuar me avokatin e emisionit “Pa Gjurmë” do të flasë për policinë vetëm nëse merr garanci për jetën dhe bëhet dëshmitare e mbrojtur.

Policia e Divjakës nën drejtimin e kreut të komisariat Edmond Merkaj, qëndroi për disa orë në vendin ku dëshmitarja pretendon se janë varrosur vajzat, por për të nisur kërkimet do duhet më tej edhe një autorizim nga prokuroria, por edhe nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, pasi koordinatat e pretenduara janë brenda territorit të parkut Kombëtar të Divjakës.

Dëshmitarja pretendon se njeh 2 nga 3 personat që sipas saj janë përfshirë në vrasjen e dy vajzave dhe më tej në groposjen e tyre në dunat e plazhit të Divjakës. Sipas saj, vrasjet janë bërë nga Arben Hoxha, ish-kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjes, që sot nuk jeton më pasi është vrarë në vitin 2005. Dëshmitarja pretendon se ngjarjen e ka mësuar nga një prej anëtarëve të grupit të Arben Hoxhës, Armand Naçi me pseudonimin “Sepentia”, që sipas saj ka bashkëpunuar në groposjen e shoqeve. Zonja thotë se edhe ky bashkëpunëtor ka ndërruar jetë dhe gjatë kohës kur ishte gjallë nuk mund të fliste dhe të tregonte emrin e bashkëpunëtorit të tretë, pasi anëtarët e bandës të Arben Hoxhës, të vrisnin.

Kjo dëshmi solli tronditje të madhe tek familjarë të dy vajzave të humbura, që kërkonin të zbulonin fatin e tyre përmes emisionit “Pa Gjurmë”. Pas kësaj dëshmie nëna dhe motra e vajzave shpërthyen në lot.

Arben Hoxha i bandës së Lushnjes që mbante nofkën ’Ben Komisari’ bashkëjetonte në zonën e Laprakës me Nertila Osmanin, me të cilin në vitin 203 solli në jetë dhe një vajzë. Ditën kur Nertila humbi, bashkëjetuesi i saj i tregoi se do nisej për në Gjermani dhe pas debatit mes tyre vajza u takua me shoqen e saj Sonila Kryeziu. Siç motra e saj dëshmoi në pa Gjurmë, edhe Sonila ishte larguar nga banesa pasi një djalë me emrin Dani nga Durrësi e kishte telefonuar mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004.

/s.f

Next Post
Aksidenti tragjik tek mbikalimi i TEG, shefi i qarkullimit rrugor, Gjoka: Shkak shpejtësia

Aksidenti tragjik tek mbikalimi i TEG, shefi i qarkullimit rrugor, Gjoka: Shkak shpejtësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In