• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zhdukja e dy motrave, policia: Do kthehen vetë kur t’i mbarojnë lekët

by
12/08/2015 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhdukja e dy motrave, policia: Do kthehen vetë kur t’i mbarojnë lekët

Kur kanë kaluar 28 ditë nga zhdukja e dy motrave nga Durrësi, policia nuk ka mundur të lokalizojë vendndodhjen e tyre. Blutë e Durrësit nuk kanë asnjë ide se ku mund të ndodhen Orialda dhe Klevisa Kajtazi, përkatësisht të moshës 18 dhe 14­vjeçare, të larguara nga shtëpia e tyre rreth një muaj më parë.

Pas disa ditësh kërkime, në drejtime të ndryshme, Policia dorëzohet, pasi kanë shpresë që ato do të kthehen vetë në shtëpi. Grupi hetimor i ngritur për të zbardhur ngjarjen, nuk ka përparuar fare në drejtim të gjetjes së dy motrave dhe, në këto kushte, gjithçka po ia lënë kohës, pa marrë parasysh faktin se kemi të bëjmë me dy minorene. Familjarët dhe të afërmit dhanë alarmin, pasi vajzat mund të kenë rënë pre e ndonjë trafikanti, mund të keqtrajtohen, apo të shfrytëzohen për prostitucion.

Por policia thotë se ato janë larguar vetë nga shtëpia e tyre dhe nuk ka të dhëna se mund të jenë rrëmbyer apo shfrytëzuar nga të tjerë. Pavarësisht dyshimeve se ato mund të kenë kaluar kufirin në mënyrë ilegale, nuk përjashtohet as pista tjetër se ato mund të kenë marrë shtëpi me qira në Durrës dhe do të rikthehen në banesë në momentin kur nuk do të kenë më të ardhura. Hiqmet Kajtazi, babai i dy vajzave të mitura, përpiqet të informojë policinë dhe t’u japë ndonjë indicie se ku mund të hetojnë, por, sipas tij, nuk ka pasur bashkëpunim fare mes tij dhe grupit hetimor.

Madje, Hiqmeti gjatë një prononcimi për gazetën shprehet se hetuesit tallen me fatin e tij, duke i pohuar se sa të mbarojnë lekët, do të kthehen vajzat në shtëpi vetë, sepse, sipas tyre, nuk kanë ku të shkojnë. Dy ditë pasi çështja u bë mediatike, Policia e Durrësit bëri të ditur se po heton si pistë të parë hakmarrjen ndaj prindërve të dy motrave. Orialda e Klevisa Kajtazi, pasi vodhën më shumë se 5 milionë lekë në banesë, i vunë edhe zjarrin shtëpisë, me qëllim që të mbulonin veprimin e kryer dhe më pas u larguan duke humbur çdo kontakt me familjen e tyre.

Para se të kryenin këtë veprim, ato u hodhën në gjellë prindërve dhe motrës së tyre të madhe medikamentin “Loram”, i cili të sjell gjendje përgjumjeje, e madje deri në koma nëse përdoret në dozë të lartë. Pas zhdukjes së vajzave, babai i tyre Hiqmet Kajtazi pohoi për grupin hetimor se ata ishin helmuar edhe dy herë të tjera nga të bijat. Pas këtij veprimi vajzat ishin larguar nga banesa, por ishin kthyer pas 4­5 ditësh. Tashmë që po bëhet një muaj nga zhdukja e dy motrave, familja ka dhënë alarmin pasi kanë dyshime se dikush mund t’i ketë mashtruar nga rrjetet sociale dhe ato mund të shfrytëzohen apo mbahen peng diku. Familja Kajtazi i bën apel policisë të ndërhyjë dhe të gjejë vajzat.

Next Post

Veliaj te njësitë 1 dhe 2, premton çlirimin e trotuareve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’, Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin

Largim i papritur në ‘Ferma VIP 3’, Ermiona Lekbello ndërpret rrugëtimin

April 24, 2026
Irani mohon negociatat me SHBA-në në Islamabad, akuzon mediat amerikane për përhapje informacioni të rremë për bisedime të reja

Irani mohon negociatat me SHBA-në në Islamabad, akuzon mediat amerikane për përhapje informacioni të rremë për bisedime të reja

April 24, 2026
Negociatat/ Trump: Ora po troket për Iranin. Teherani s’ka kohë më!

Trump zbulon lëvizjet e fundit të Iranit: Do të na paraqesë një propozim, por do ta shohim

April 24, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Presidenti Macron synon të largohet nga politika vitin e ardhshëm

April 24, 2026
“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë

“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë

April 24, 2026
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës shpjegon arsyet se çmimi i naftës në Kosovë rezulton më i ulët se në Shqipëri

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës shpjegon arsyet se çmimi i naftës në Kosovë rezulton më i ulët se në Shqipëri

April 24, 2026
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

April 24, 2026
Netanyahu: E fsheha kancerin e prostatës nga publiku për shkak të luftës me Iranin

Netanyahu: E fsheha kancerin e prostatës nga publiku për shkak të luftës me Iranin

April 24, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

April 24, 2026
Drejtoria e Burgjeve: Një i dënuar me burgim të përjetshëm u transferua nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, iu gjet dhe lëndë narkotike

Drejtoria e Burgjeve: Një i dënuar me burgim të përjetshëm u transferua nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, iu gjet dhe lëndë narkotike

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In