• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhdukja e mistershme e të riut nga Bathorja që dëshmoi për vrasjen e Can Karriqit, i ati i tronditur kërkon ndihmë

by
27/05/2022 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetë ditë më parë, një djalë është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer më.

Madje familja nuk ka asnjë kontakt me të dhe prej tij që prej atij momenti. Madje familja thotë se pas denoncimit në Polici, as Policia nuk ka komunikuar më me familjen e të zhdukurit, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në Tiranë.

I zhdukuri pa gjurmë është një 29- vjeçar, që ka emigruar herët dhe së fundmi sapo ishte kthyer nga Belgjika. Dëshmia për mediat e të atit të tij ka nxjerr në pah një detaj të rëndësishëm që trazon së tepërmi misterin e largimit të tij: djali është marrë në pyetje për një vrasje të ndodhur me 23 dhjetor në Institut, ku është vrarë një mik i të riut të zhdukur. Sipas të dhënave, i zhdukuri quhet Ulvi Skana dhe është 29 vjeç, me origjinë nga Lura.

Zhdukja e tij ka ndodhur me 17 maj dhe ai ka dalë nga shtëpia e tij në Bathore, duke iu thënë familjes se do të nisej për Belgjikë. Familja ka pritur më shumë se dy ditë për të kontaktuar me të dhe nuk ia ka arritur, ditën e tretë ka denoncuar në Komisariatin nr. 5, në Kamzë. Prej asaj date nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij. Një i afërm i tyre ka hedhur edhe një njoftim në rrjetet sociale me foton dhe emrin e të zhdukurit dhe një numër telefoni të familjes me qëllim që nëse e has dikush të lajmërojë. Policia hesht!

DYSHIMET E ZHDUKJES SIPAS TË ATIT

Ulvi Skana, 29-vjeçari nga Lura, rezulton i zhdukur prej 17 majit. I riu jeton në Bathore dhe sipas familjarëve të tij ai nuk ka probleme me drejtësinë. Më parë ka pasur një ekspuls nga Gjermania, por sipas të dhënave të familjes ai e kishte shlyer. Babai i tij, Hasan Skana, duke folur për mediat ka deklaruar se djali i tij i ka thënë: “Do iki në Belgjikë. Prej datës 17 nuk kemi asnjë kontakt. Prita tri ditë dhe shkova në Polici. Shkova te spitalet, kontrollova dhe nuk kishte gjë”.

Më tej, ai ka treguar se djali i tij ka qenë shok me Can Karriqin, miku i biznesmenit Ervis Martinaj që u vra më 23 dhjetor 2021 në Kamzë. Ai u ekzekutua brenda një makine me targa gjermane, nga persona ende të paidentifikuar, të cilët as sot nuk janë kapur. Edhe hetimet e Policisë në lidhje me zhdukjen e 29-vjeçarit janë përqendruar te kjo pistë pasi i riu nga Lura pas vrasjes së ndodhur në dhjetor është marrë në pyetje nga Policia.

“Ka pasur dhe raste të tjera kur ka ikur nga shtëpia, deri në dy ditë. Por kthehej prapë. Ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ishte shok me Can Karriqin që u vra kohë më parë në Institut. Ishin shok, shoqëroheshin. Pas tri ditësh pas vrasjes e shoqëruan dhe në Komisariat. E mbajtën 12 orë dhe u la i lirë. Nuk ka pasur raste të tjera për të cilat mund të jetë shoqëruar. Familja ime nuk ka pasur asnjë konflikt. Policia nuk më ka thënë gjë, as nuk më kanë kërkuar informacione për djalin”.

/e.d

Next Post
Krimi i rëndë në Kosovë/ Detajet e reja, djali masakroi me thikë babain dhe vëllain binjak në banesë

Krimi i rëndë në Kosovë/ Detajet e reja, djali masakroi me thikë babain dhe vëllain binjak në banesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In