Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e resortit, kërkesa për rishikim të pamjeve filmike shkakton debat

Po vijon në Gjykatën e Posaçme të Apelit rigjykimi për kopshtarin e kompleksit ‘Golden’ në Shijak, festim Bexhdili, i akuzuar si pjesë e grupit që organizoi, rrëmbeu dhe zhduku pa gjurmë trupin e Jan prengës, më 17 janar 2020, nga Kamza deri në kompleksin luksoz, në shenjë hakmarrjeje për vjedhjen e një sasie kokaine nga vëllai i viktimës në Angli.

Avokati i tij, Ilir Murati, kërkoi që të shikohen pamjet e kamerave të sigurisë së kompleksit, që bënë edhe zbulimin e krimit, në sallën e gjyqit.

“Kemi konstatuar një gabim të organit të procedurës në interpretimin e pamjeve filmike”, tha ai mes të tjerash në kërkesën e tij në GJKKO.

Në këtë kuadër mësohet se është shoqëruar për t’u pyetur edhe i dyshuari tjetër për ngjarjen Aldo Majnishta, në cilësinë e dëshmitarit.

Bexhdili akuzohet se ishte pjesë e grupit ku ka dhe dijeni për zhdukjen e trupit të Prengës dhe të vendit se ku është hedhur apo groposur. SPAK nga hetimet ka deklaruar se Prenga është vrarë gjatë torturave dhe më pas trupi u zhduk pa gjurmë, për të mos lënë prova.

Gjykata e Lartë prishi vendimin e dënimit me burg përjetë për Festim Bexhdilin, duke e kthyer çështjen për rigjykim, teksa ky i fundit pretendon se nuk ka marrë pjesë në krim. Por sipas SPAK ai e di vendin ku u dërgua trupi, pasi ka qenë pjesë.

Për ngjarjen janë të dyshuar si organizatorë dhe autorë Gentian Funiqi, (Doçi), Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri, ky i fundit pronar i kompleksit “Golden” ku ndodhi dhe krimi.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.