• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA kontrolle blic në Shijak pas publikimit të fotos së ditëlindjes

by Java News
07/10/2022 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat Speciale RENEA kanë kryer disa kontrolle blic në zonën e Shijakut, përfshi edhe pronat e fisit Avdylaj, ku edhe dyshohet se u zhduk dy muaj më parë Ervis Martinaj. Kontrollet janë kryer gjatë mbrëmjes së djeshme dhe policia dyshon se Martinaj fshihet pikërisht në këtë zonë.

Deri më tani është spekulluar për gjetjen dhe vrasjen e tij nga kundërshtarët, por reagimi i tanishëm i policisë të bën të kuptosh se autoritetet dinë diçka mbi fatin e tij, i cili duket të mos jetë më tragjiku.

Një ditë më parë, Martinaj ka patur ditëlindjen ditën e djeshme ku bëri 40 vjeç. Nuk dihet nëse operacioni i djeshëm lidhet me këtë fakt pasi RENEA mund të ketë patur informacione për ndonjë aktivitet të tij që lidhet me ditën e lindjes.

Policia e Shtetit është në kërkim edhe të Ervis Martinajt, pasi që prej  9 gushtit nuk ka asnjë informacion mbi fatin e tij.

Një ditë më pas, familjarët denoncuan zhdukjen në komisariatin e Kurbinit dhe janë të frikësuar se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur, çka ngre dyshime se ai mund të jetë vrarë.

Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e rrëmbimit.

Pas denoncimit dhe pas marrjes së kallëzimit nga prokuroria, janë dy pista zyrtare ku po ndiqet hetimi. E para, është ajo e inskenimit të zhdukjes dhe e dyta, rrëmbimi pa pasojë.

Prokuroria është e fokusuar edhe në qytetet ku mund të jetë zhdukur Ervis Martinaj, aty ku është parë, apo dhe ka pasur informacion që ai ka qenë.

I pari qytet ku dyshohet se mund të jetë zhdukur Ervis Martinaj është Durrësi, për shkak të një videoje që qarkullon prej datës 6 gusht, ku Martinaj është parë në një hotel nën shoqërinë e një vajze dhe oficerit të policisë, Jeton Lami.

Për qytetin e Vlorës, ka disa informacione operative që kanë mbërritur në Policinë e Shtetit dhe në Policinë e Kurbinit, se është parë në qytetin bregdetar.

Provat kryesore që ka arritur të sigurojë prokuroria, janë disa video ku ka lëvizur Ervis Martinaj, ditët para se të zhdukej. Një tjetër provë që po ndjek prokuroria, është edhe polici i arrestuar, Jeton Lami, i cili nëse do të dëshmojë, mund të japë një ndihmë të madhe për të zbardhur fatin e Ervis Martinajt.

/f.s

Next Post
GALERI / Çfarë ndodhi në Pragë? Edi Rama publikon fotot nga Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Europian

GALERI / Çfarë ndodhi në Pragë? Edi Rama publikon fotot nga Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In