• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, dalin mesazhet që i dërguan të vëllait: 5000 euro që ta shikosh sërish

by Ardit Rada
16/11/2020 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza 19-vjeçe me origjinë shqiptare, Artemis Vasili vijon që të jetë e zhdukur prej më shumë se një muaji në Greqi, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë të saj.

Ditën e sotme në mediat greke, avokati i familjes ka deklaruar se vëllait të shqiptares së humbur i ka ardhur një mesazh nga një individ që i kërkonte 5 mijë euro në mënyrë që të lirojnë motrën e tij.

“Ai mori disa mesazhe me tekst në celularin e tij, ku i thuhej që nëse do të paguante një shumë dhe konkretisht 5,000 euro, atëherë motra e tij do të kthehej në shtëpi.

Sigurisht, që nga momenti i parë mesazhet iu dhanë Prokurorisë së Krimit Kibernetik për hetime të mëtejshme.

Pastaj i kërkuam dërguesit të panjohur të mesazhit që të na jepte një send (provë) qe e kishte vajzën, por ai u zhduk.

Ne i dhamë të gjitha informacionet autoriteteve kompetente dhe do të paraqesim një proces gjyqësor për zhvatje dhe mashtrim për sms-të që vëllai i vajzës mori në celularin e tij.

Besoj se autoritetet kompetente po kryejnë hetimin dhe janë afër gjetjes së dërguesit të panjohur të mesazheve që është grua” tha Anastasios Dougas, raporton ABC News.

Vajza u zhduk në 16 tetor, ndërsa prindërve u kishte thënë se do të shkonte në një intervistë pune.

Më pas për herë të fundit është fiksuar nga disa kamera në një stacion autobusi, por edhe pse mori disa dëshmi të qytetarëve, policia nuk ra në gjurmët e vajzës.

Ditën kur Artemis u zhduk, kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë blu të hapur me vija të bardha dhe një çantë të zezë shpine./p.a

Next Post
Frrok Çupi: Ilir Meta ka ngushtim të kapaciteteve mendore

Frrok Çupi: Ilir Meta ka ngushtim të kapaciteteve mendore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
“Personat vulnerabël duhet të jenë prioritet”/ Në Kosovë, kërkohet me ngulm rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale

Skandal me delegacionin somalez në Kosovë! Zhduken 9 anëtarë, vetëm dy persona kthehen në atdhe

November 12, 2026
Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

November 12, 2026
LIVE! Shqipëri-Finlandë 2-0: finlandezët me 10 lojtarë, karton i kuq për Tenho

LIVE! Shqipëri-Finlandë 2-0: finlandezët me 10 lojtarë, karton i kuq për Tenho

November 12, 2026
“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

“Ke punë të vështirë!”, Shala i jep këshilla kreut të ri të SHISH: Ja çfarë duhet të ndryshosh

November 12, 2026
Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In