Muzeu “Singer Laren” në lindje të Amsterdamit njoftoi sot se vepra “Kopshti i Pranverës” e pikturuar nga piktori i njohur holandez, Van Gog, është vjedhur në të gdhirë të dites së hënë.
Muzeu holandez, që aktualisht qëndron i mbyllur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, njoftoi sot vjedhjen e pikturës së Vinsent Van Gog.
Piktura e famshme ishte marrë hua për një ekspozitë.
Sipas drejtorit të muzeut, Evert van Os, institucioni që drejton ai është i tronditur dhe i trishtuar nga vjedhja e kësaj pikture.
Vlera e kësaj vepre tejkalon 6 milionë euro. Autoritetet vendase thanë se po hetojnë rreth vjedhjes.