• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhduket burri nga Bulqiza, familja ka frikë nga “legjenda e Gostivarit”

by A R
02/09/2018 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familjarët humbin kontaktet, shpallet i zhdukur 32-vjeçari nga Bulqiza.

Familja e Artur Lleshit, banor i fshatit Zogjaj, nuk ka asnjë kontakt me babain e tre fëmijëve që prej pesë muajsh. Lleshi është nisur me datë 10 prill për të shkuar në Maqedoni ku dhe punonte prej 3 vitesh në Gostivar si çoban dhe që prej asaj date nuk ka pasur asnjë telefonatë apo mundësi tjetër komunikimi me familjen.

Bashkëshortja, Leonora Lleshi, shprehet se Arturi ka ardhur në Shqipëri më 2 prill dhe tetë ditë më pas është nisur përsëri drejt Maqedonisë.

“Jemi shumë të shqetësuar për fatin e Turit. Të afërmit tanë kanë udhëtuar drejt Gostivarit dhe kanë kërkuar ta takojnë aty ku ai punonte, por pronarët ku ai punonte janë shprehur se nuk ndodhet aty. Është hera e parë që ne nuk lidhemi për një periudhë kaq të gjatë. Jemi interesuar edhe pranë Policisë së shtetit fqinj dhe nuk kemi marrë një përgjigje. Edhe këtu në Komisariatin e Bulqizës kemi kërkuar ndihmë. Fëmijët kërkojnë babin e tyre”, shprehet bashkëshortja e Artur Lleshit.

Ndërsa i vëllai i Arturit, Lulzimi, thotë se është interesuar në Maqedoni e Kosovë, por nuk ka asnjë shenjë të Arturit. Lulzimi ka bërë denoncime në dy shtetet fqinje si dhe në Policinë e Bulqizës, por nuk ka marrë asnjë përgjigje deri tani.

Vetë Lulzimi pohon se familja nuk ka konflikte me askënd e po ashtu edhe vëllai i tij. Apeli shkon për shtetin shqiptar, që të ndërhyjë për gjetjen e vëllait të tij. Ai lutet që autoritetet shqiptare apo persona që kanë dijeni për Arturin të njoftojnë familjen në Bulqizë.

Një “legjendë” është dëgjuar nga ana e tyre, por nuk dihet si është e vërteta.
“Thonë se disa shqiptarë mbahen në malet e Gostivarit nga pronarë që shfrytëzojnë pyjet. U merren telefonat dhe nuk i lejojnë të komunikojnë me të afërmit. Nuk dimë sa e vërtetë është kjo, por ne kërkojmë ndihmën e Policisë shqiptare”, thonë të afërm të familjes Lleshi.

Familja e të zhdukurit Artur Lleshi është zhvendosur nga fshati Zogjaj në qytetin e Bulqizës që pas humbjes së kontakteve me kryefamiljarin. /Panorama

/b.d

Next Post
13 mënyra si të shmangni prishjen e ushqimeve

13 mënyra si të shmangni prishjen e ushqimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com