Një denoncim ka ardhur në policinë e Cërrikut nga një grua 36 vjeçare.
Shtetasja me inicialet L.P nga fshati Shtëpanjë ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortit të saj, 40 vjeçarit me inicialet A.P.
Gruaja është shprehur se bashkëshorti është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Policia ka nisur kërkimet teksa dosja i ka kaluar prokurorisë së Elbasanit. /b.d