Një 28-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen e tij në Berat. Ka qenë nëna e të riut ajo që ka dhënë alarmin në policinë e qytetit të Beratit, pasi prej disa ditësh i biri është larguar nga banesa.
Burime bëjnë me dije për noa.al se më datë 09.12.2021, ka bërë kallëzim shtetasja H.H. se është larguar nga banesa djali i saj shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Berat. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejëshme.
/a.r