Një adoleshent është raportuar i zhdukur pak momente më parë.
Bëhet fjalë për 17-vjeçarin me iniciale A.Ç., banues në Tiranë.
Babai i tij me iniciale I.Ç. ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi djali ka humbur kontaktet me familjen që prej 4 ditësh.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09. 10. 2018, shtetasi I. Ç., vjeç 47, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 05. 10. 2018, është larguar nga banesa djali i tij i mitur A. Ç., vjeç 17, banues në Tiranë. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
a.ç