Një 14 vjeçar me inicialet E. R. nga qyteti i Durrësit është zhdukur ditën e djeshme rreth orës 17:00, dhe është familja e të miturit që ka bërë denoncimin në polici.
Ishte babai i 14-vjeçarit i cili rreth orës 02:00 të mëngjesit ka bërë denoncimin për zhdukjen e të birit të tij duke kërkuar ndihmën e forcave blu, djali ishte larguar nga shtëpia të mërkurën, në orën 17:00 dhe nuk është kthyer më në familje.
E ndërsa Policia e Durrësit bënë me dije se po punon për gjetjen e të miturit dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
a.ç










