• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zhduket 12-vjeçarja në Nish, dyshohet se është rrëmbyer nga një përdhunues

by Java News
26/12/2019 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monika Karimanoviç, një 12-vjeçare nga një fshat i qytetit të Nishit në Serbi ishte nisur për në shkollë. Por prej shtatë ditësh nuk ka asnjë lajm për të. Qindra policë dhe forca të kërkimit janë angazhuar në zonën e Nishit për ta gjetur të miturën.

Hetuesit serbë kanë arritur tek një i dyshuar, Ninoslav Jovanoviç, i njohur për organet e drejtësisë më parë pasi ka qenë dhe disa herë të tjera në burg me vite. Policia ka gjetur në shtëpinë e një kushëriri të të dyshuarit flokë që e kanë lidhur me të dyshuarin, që njihet si “Berberi”, pasi viktimat e mitura që ka përdhunuar disa herë, u ka prerë dhe flokët.

Në kërkim, janë përfshirë edhe xhandarmëria dhe në terren, krerët e policisë serbe kanë deklaruar se kanë indicie që viktima është gjallë.

“Kemi gjetur disa gjurmë konkrete në disa vende dhe kemi dy dëshmitarë që vërtetojnë se e kanë parë Jovanoviç me vajzën duke ecur dhe besojmë se Monika është gjallë. Shpresojmë që do e gjejmë sa më parë, pasi kemi angazhuar numrin maksimal të burimeve tona”, deklaroi kreu i policisë, Vlladimir Rebiç.

Por kërkimi vazhdon edhe ditën e dytë. Kjo situatë ka alarmuar tërë Serbinë, pasi i dyshuari kishte dalë nga burgu në muajin Mars, ku ndodhej pasi kishte ngacmuar përmes internetit femra të ndryshme me ofertat për të shitur flokët e tyre.

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, theksoi se gjetja e kësaj vajze që mendohet se po mbahet nga i dyshuari është prioritet.

“Gjithë natën kam qëndruar në linjë me shefin e Policisë dhe Ministrit dhe sot gjithashtu. Më shumë detaje do të ketë kur ta kapim atë mostër, por natyrisht se është një prioritet pasi bëhet fjalë për një fëmijë dhe është e rëndë”.

Kërkimet në terren kanë vazhduar prej dy ditësh dhe policia po përdorë dhe kamera termike. Në kërkim janë angazhuar të gjitha njësitet me rreth 300 hetues. /e.s/

Next Post
Mustafa lë të hapur rrugën për marrëveshje: Ka ende hapësirë, por s’lejojmë të nënçmohemi

Mustafa lë të hapur rrugën për marrëveshje: Ka ende hapësirë, por s’lejojmë të nënçmohemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In