Një djalë i mitur i moshës 10-vjeçare është zhdukur nga banesa e tij në Tiranë. Denoncimi është bërë nga nëna e të miturit.
Gjatë ditës së sotme, në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja F. L., 32 vjeçe, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj 10 vjeç, thuhet ne njoftim.
Sakaq, autoritetet po punojne për gjetjen e tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/e.d