• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhduken tri vajzat nga Pogradeci, gjenden në Elbasan

by Aalison Pearse Stevens
28/08/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tri vajza, dy prej të cilave motra dhe një fqinje e tyre nga fshati Selcë e Poshtme të Pogradecit, u denoncuan të zhdukura paraditen e djeshme nga prindërit e tyre, ndërsa janë gjetur në Elbasan rreth orës 19:00 të pasdites. Vajzat janë shoqëruar në komisariatin e Elbasanit në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që nuk është bërë e ditur mënyra se si ato janë zhdukur. Lajmi për zhdukjen e tyre u bë i ditur për mediat nga policia e Korçës nëpërmjet një njoftimi zyrtar të saj. Sipas policisë denoncimi është bërë nga babai i dy motrave Çollaku, njëra 14 vjeçe dhe dy të tjerat 16 vjeçe, i cili njoftoi në polici zhdukjen e tyre.

Zhdukja

Sipas burimeve të policisë, mësohet se ka qenë babai i dy motrave, Bashkim Çollaku, ai që ka bërë denoncimin në policinë e Pogradecit vetëm pak orë pasi tri vajzat nuk janë gjetur në banesën e 16-vjeçares A. Baci. Sipas policisë, dy motrat kanë kaluar një natë në shtëpinë e 16-vjeçares, A. Baci, para se të zhdukeshin nga fshati i tyre i thellë në krahinën e Mokrës në Pogradec. Burime të siguruara thanë se Bashkim Çollaku kishte vite i ndarë me bashkëshorten dhe jetonte vetëm me dy vajzat  B. dhe L. Çollaku, përkatësisht 14 dhe 16 vjeçe. Nga ana tjetër, 16-vjeçarja,  A. Baci, mësohet se jetonte vetëm me vëllanë e saj, pasi prindërit i kishte në emigracion në Greqi. Por, një tjetër burim tha se 16-vjeçarja Baci, shumë afër banesës së saj kishte të afërm të cilët kujdeseshin për të.

Duke qenë se ishte e vetme, të dy motrat Çollaku pjesën më të madhe të kohës e kalonin me 16-vjeçaren, A. Baci, madje pothuajse çdo natë edhe me lejen e babait të tyre, e kalonin në shtëpinë e saj. Ndërkohë, mësohet se dy netë më parë (të premten), motrat Çollaku kishin marrë leje tek babai i tyre për të shkuar dhe për të fjetur te shoqja e tyre, 16-vjeçarja Baci. Ato kanë shkuar në shtëpinë e Bacit të premten në darkë, por që mëngjesin e së shtunës jo vetëm që dy motrat nuk janë kthyer në banesën e tyre, por akoma më tej nuk janë gjetur as në shtëpinë e 16-vjeçares. Mungesa e vajzave është pikasur gjatë kohës kur 45-vjeçari Bashkim Çollaku, ka shkuar në shtëpinë e shoqes së vajzave të tij e për të pyetur nëse motrat ishin apo jo. Mungesa e tyre ka rënë menjëherë në sy, dhe kaq ka mjaftuar që 45-vjeçari, i shoqëruar edhe nga persona të tjerë të marrë rrugën e Pogradecit për të bërë kallëzim në polici, ndërsa gjetja e tyre është bërë e mundur pas disa orë kërkimesh.

Policia

Pas kallëzimit të 45-vjeçarit Bashkim Çollaku, një patrullë policie ka shkuar në fshatin Selcë e Poshtme, aty ku ka marrë shumë dëshmi që kanë të bëjnë me lidhjet e tre vajzave, të cilat kanë pasur kryesisht më djem të këtij fshati, por dhe me të tjerë. Ajo çfarë policia ka mësuar nga një dëshmi e familjarëve të 16-vjeçares A. Baci, është ora kur ato mendohet të jenë larguar nga banesa. Gjithnjë sipas kësaj dëshmie, burimet nga policia bëjnë të ditur se tri vajzat mendohet të jenë larguar nga banesa rreth orës 01:00 të së shtunës, nisur nga zhurma e një mjeti që është dëgjuar në afërsi të shtëpisë së 16-vjeçares, për të cilën flitet se jeton me vëllanë. Kjo dëshmi e ka detyruar policinë lokale të kërkojë ndihmën e policisë së Tiranës,Vorës dhe Korçës, aty ku vajzat kanë të afërm të tyre. 16-vjeçarja A. Baci Burime të siguruara pranë komisariatit të Pogradecit, bënë me dije se 16-vjeçarja është larguar për disa ditë nga banesa pa lejen e personave, të cilët kujdeseshin për të në mungesë të prindërve, të cilët punojnë në emigracion.

Vetëm pas kërkimeve të policisë lokale është rikthyer në shtëpinë e saj, që ndodhet në fshatin e thellë malor. Ky fakt edhe për policinë e Pogradecit tregon se ka qenë pikërisht Baci, ajo që i ka bindur dy motrat të largohen nga shtëpia. Herën e parë, 16-vjeçarja mësohet se është gjetur në kryeqytet, ndaj kërkimet e djeshme të policisë u përqendruan më së shumti në kryeqytet. Tri adoleshentet, sipas policisë, mendohet se kanë krijuar lidhje nëpërmjet rrjeteve sociale, duke bërë që ato të largohen edhe nga shtëpia pa dijeninë e prindërve. Por, nuk përjashtohet mundësia që njëra nga tri vajzat të ketë pasur lidhje me një nga djemtë e fshatit. Në këto dy pista po heton edhe policia lokale, për të zbuluar pse ato u zhdukën për disa orë.

T. Frroku

Next Post
Shkëlzen Maliqi: Si u botua në Serbi libri i Ramës “Kurbani”

Shkëlzen Maliqi: Si u botua në Serbi libri i Ramës "Kurbani"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

September 16, 2026
Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Gogu pas vendimit të Hagës: “Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë”

September 16, 2026
“Liria ka një emër”, mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

“Vendimin do ta dërgojmë në apel”, flet mbrojtja e ish-krerëve të UÇK: Ditë e keqe për drejtësinë!

September 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Shtator 2026

September 16, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Dënimi i komandantëve, Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

September 16, 2026
FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

September 16, 2026
Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

September 16, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

September 16, 2026
Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com