• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhduken në SHISH dosjet e Sigurimit, një pjesë të dëmtuara dhe pa inventar

by Java News
10/01/2017 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Me hyrjen e muajit të parë të këtij fillimviti ka nisur seriozisht puna për zbulimin e spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti për Informimin e Dosjeve të Sigurimit ka nisur grumbullimin e materialeve nëpër institucionet e vendit, por, ashtu siç parashikohej, ky proces do të shoqërohet me shumë probleme, që do të pengojnë edhe zbulimin e vërtetë të spiunëve të Sigurimit. Anëtarët e Autoritetit kanë konstatuar se dhjetëra dokumente në Shërbimin Informativ të Shtetit rezultojnë të dëmtuara, të zhdukura dhe të painventarizuara.

Ata kanë mbërritur aty për të parë situatën dhe gjendjen e dosjeve dhe janë përballur me një skandal. Shumë dosje janë nëpër kuti dhe të dëmtuar nga kushtet e ambientit, ndërsa ka shumë nga ato për të cilat nuk dihet e çfarë përmbajnë.

Ndërkohë dyshimet janë se ka pasur dhe shumë dokumente që janë asgjësuar. Asgjësimi i tyre ka ardhur nga politikanët, të cilët janë kujdesur që gjatë këtyre ditëve të zhduken ato dosje shumë të rrezikshme dhe shumë të rëndësishme, që do të cenonin karrierën e tyre politike shkruan “SOT”. Por, edhe ato dosje që ekzistojnë në SHISH janë të painventarizuara; nuk dihet se një x dosje kujt i përket, ngjarja që e shoqëron atë dosje dhe periudha. Atëherë, puna e anëtarëve të Autoritetit do të përqendrohet vetëm te dosjet e painventarizuara në SHISH, ndërsa dosjet në Ministrinë e Brendshme janë të gjitha të arkivuara. Kështu, sipas burimeve, inventarizimi i dosjeve që nga viti 1992, do të bëhet nga një grup specialistësh, të cilët do të asistojnë në këtë proces.

Do të vijnë edhe specialistë nga Gjermania që do të japin kontributin e tyre në inventarizimin e dosjeve. Në këtë proces do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e Autoritetit. Më tej do të bëhet një bilanc se sa dosje ndodhen nëpër institucione të ndryshme dhe sa dosje janë gjithsej për t’u shqyrtuar nga Autoriteti. Dosjet si në SHISH, në Ministrinë e Brendshme dhe në institucione të tjera ndodhen të mbyllura në kuti kartoni, të cilat do të hapen në prani të specialistëve që do bëjnë inventarizimin dhe anëtarëve të Autoritetit. Autoriteti, në bazë të vendimit 45, 4 korrik të vitit 2015, u ka dërguar një shkresë titullarëve të institucionit, që të grumbullojnë dosjet dhe t’ia vënë në dispozicion Autoritetit për shqyrtim.

Institucionet grumbullojnë dosjet

Dosjet janë të shpërndara në institucione të ndryshme, si Ministria e Mbrojtjes, ajo e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave si edhe Shërbimi Informativ Shtetëror. Brenda janarit, këto institucione duhet të kenë dorëzuar te Autoriteti të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Sipas ligjit, në bashkëpunim mes Autoritetit dhe këtyre institucioneve do të koordinohet puna për depozitimin e dosjeve në vendin ku do të bëhet grumbullimi, që është ish-Shkolla e Bashkuar, pasi deri atëherë do të ketë përfunduar rikonstruksioni i godinës. Aktualisht, Autoriteti po punon në një nga ambientet e Gardës së Republikës.

Gjatë transportit, dosjet e Sigurimit do të monitorohen dhe do jenë nën mbikëqyrjen e një sigurie të lartë. Materialet do të zhvendosen me automjete dhe gjatë transportit, i cili mund të zgjasë më shumë se një ditë, një nga anëtarët do të jetë prezent. Pra, do të jenë vetë anëtarët e Autoritetit që do të ruajnë dosjet nga ndonjë manipulim i mundshëm, apo humbja, zhdukja e tyre gjatë transportit.

ma.me

Next Post
VETTING-U/ Parlamenti e miraton me 88 vota. Dule abstenon, opozita bojkoton

Do të vazhdojmë punën kundër çdo alternative nacionaliste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In