Dy adoleshente janë zhdukur që nga dita e djeshme në qytetin e Durrësit.
Rastet janë të ndryshme, por janë raportuar nga familjarët e të rejave, në pak diferencë nga njëra tjetra.
Denoncimi i parë është për vajzën me inicialet K.V, 15 vjeçare, humbja e së cilës është raportuar nga i ati 44 vjeçar. Babai ka deklaruar se e bija ka humbur që ditën e premte dhe nuk është rikthyer më në shtëpi.
Rasti i dytë, ka të bëjë me një 18 vjeçare, denoncim i ardhur nga familjarët e saj.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e adoleshenteve, ndërsa ende nuk ka të reja për vendndodhjen e tyre. /b.d