• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zhbogar: Dialogu me Serbinë i duhet edhe Kosovës

by
24/04/2015 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dialogu me Serbinë nuk po ndihmon vetëm këtë të fundit por edhe Kosovën. Deklarata është bërë nga përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Samuel Zhbogar,

Në fjalën e tij Zhbogar theksoi se është e rëndësishme të ndërtohet një dialog i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në përgjithësi tonet kritike, sipas tij, janë më të mëdha për implementimin e marrëveshjeve.

“Ne duhet t’i kujtojmë vetes se jo shumë kohë më parë njerëzit kanë humbur jetën dhe ligjet e Kosovës tani po implementohen. Kemi kryetarë të komunave veriore që punojnë me ligjet e Kosovës, kemi prezantimin e serbëve në institucionet e Kosovës, nuk keni më barrikada të vërteta në veri. Ajo te ura është me shumë figurative. Kemi strukturat paralele të integruara ose në proces të integrimit në policinë e Kosovës”, tha Zhbogar, raporton Kallxo.com.

Zhbogar tha se Kosova nuk duhet ta shikojë dialogun si diçka që po ndihmon veç Serbisë.

“Integrimi në BE është rruga më e mirë për t’i inkurajuar të dyja palët për një dialog më të zhvilluar. Kosova po e sheh si një mundësi për Serbinë. Mendoj, duhet ta interpretojë në favorin e vet, sepse është një nevojë e Kosovës të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, për të ecur në rrugën drejt BE-se”, tha më tej Zhbogar

Më tej Zhbogar vlerësoi bashkëpunimin mes kryetarëve të Mitrovicës së Jugut dhe Veriut.

“Rakiç dhe Bahtiri, të dyt u bënë bashkë për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës në veri javë më parë. Kjo kupton që dialogu po ateron atje”, shtoi ai.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

28 vjet "ters" italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com