• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhbllokoi 7 ton ushqime të skaduara/ Gjyqtari Elidon Papazisi ia mbath nga drejtësia pasi u njoh me dosjen e Vetingut, u denoncua edhe për…

by
07/12/2021 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elidon Papazisi, gjyqtar pranë Gjykatës së Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, nuk do të jetë më pjesë e drejtësisë shqiptare. Në 3 nëntor të vitit 2021, gjyqtari Elidon Papazisi i ka kërkuar Komisionit të Vetingut ndërprerjen e procesit të Vetingut ndaj tij, pasi kishte paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Shqiptarja.com mëson se gjyqtari ka paraqitur dorëheqjen pasi Komisioni i Vetingut e ka njohur atë me dosjen e hetimit ndaj tij për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Në 19 tetor 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka njohur gjyqtarin Elidon Papazisi me dosjen e verifikimit, duke i lënë afat deri në 3 nëntor 2021, datë në të cilën gjyqtari ka njoftuar se kishte dhënë dorëheqjen. Në këto kushte, ditën e sotme, Komisioni i Vetingut ka vendosur përjashtimin e gjyqtarit Elidon Papazisi për 15 vite nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë.

Në gusht të vitit 2019, Erion Braçe, në atë kohë zëvendëskryeministër, denoncoi gjyqtarin Elidon Papazisi për zhbllokimin e 7 ton ushqime të bllokuara nga AKU për shkak se ishin jashtë afatit të skandencës. Braçe e referoi denoncimin e tij në Komisionin e Vetingut. Sot mbeten ende të paqarta rrethanat se si gjyqtari zhbllokoi ushqimet e skaduara dhe ku përfunduan më pas ato.

Në qershor të vitit 2021, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e denoncoi gjyqtarin Elidon Papazisi në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, pasi sipas ministrit gjyqtari po pengonte aksionin e IKMT dhe Policisë së Shtetit për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Sipas Çuçit, gjyqtari Papazisi kishte dhënë disa vendime të dyshimta në mbrojte të ndërtimeve të paligjshme.

Shqiptarja.com ka verifikuar pasurinë e deklaruar të gjyqtarit Elidon Papazisi, ku bien në sy vetëm shit-blerja e një numri të lartë makinash.

Ndërkaq, po gjatë ditës së sotme, Komisioni i Vetingut ka përjashtuar me 15 vjet nga drejtësia prokuroren e Elbasanit, Ermira Tafani, e cila dha dorëheqjen disa ditë më parë. Ditën e djeshme, Komisioni i Vetingut ka përjashtuar nga drejtësia prokuroren tjetër të Elbasanit, Armanda Xhaferri, e cila gjithashtu ka dhënë dorëheqjen. Numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vetingut, ka shkuar në 80./ shqiptarja.com/

/b.h

Next Post
Sali Berisha internoi në vitin 1982 kardiologët Milto dhe Margarita Kostaqi

Sali Berisha internoi në vitin 1982 kardiologët Milto dhe Margarita Kostaqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In