Pas rreth 20 orësh kaosi total, është zhbllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës. Grupet e Emergjencave Civile si dhe efektivët e ushtrisë kanë larguar nga rruga automjetet e bllokuara prej orësh të tëra. Një pjesë e madhe e tyre kanë dalë jashtë përdorimit ndërsa dëmtime ka ëpsuar edhe aksi rrugor.
Autostrada Tiranë-Durrës, në zonën pranë Vorës ngjasonte me një zonë të vërtetë lufte. Automjetet e shkatërruara, balta dhe inertet mbizotëronin kudo. Pas apstrimit të rrugës, më në fund qarkullimi u rihap në këtë aks të rëndësishëm.
Ky aks u bllokua pasditen e djeshme për shkak të reshjeve intensive të shiut të cilat sollën edhe përmbytjen e segmentit pranë Vorës./a.m.