Zhbllokohet fondet nga Bashkimi Europian për sektorin bujqësor në Shqipëri. Burime nga Ministria e Bujqësisë bëjnë me dije se pas një periudhe 3 vjeçare të pezullimit të fondeve ,Programi IPARD III pritet të marrë dritën jeshile për rifillimin e financimit për fermerët .
Në kuadër të Programit Ipard 3 për Shqipërinë parashikohet një fond prej 112 milionë eurosh dhe së bashku me 34 milionë të cilat vihen në dispozicion nga buxheti I shtetit shkojnë në total në 146 milionë euro.
Ministri i bujqsisë ka zhvilluar së fundmi në takim në Bruksel me Drejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Europian, Elisabet Ëerner, ku u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në përthithjen e fondeve europiane për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe mbi hapat e mëtejshëm për zbatimin efektiv të programit IPARD III.
Gjatë takimit u vlerësua ecuria pozitive e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve që lidhen me këtë program, duke krijuar më shumë mundësi financimi për fermerët dhe agrobizneset shqiptare.
Fondet Ipard 3 për bujqësinë do të përdoren për financim në ndërtimin e serave,fermave agropërpunim apo në ngritjen e agroturizmave
Vendimi për zhbllokimin do të zyrtarizohet brenda pak javësh, ndërsa zbatimi parashikohet të nisë në shtator të këtij viti.
Me programin Ipard 2 Shqipëria përfitoi mbi 94 milionë euro të cilat shkuan për mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor, me synim përmirësimin e konkurueshmërisë, përmbushjen e standardeve të BE-së dhe respektimin e standardeve të mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit.











